Ekonomia

Mazhoranca, “OK” amendimeve: Paloka do të flasë pas Ramës

Kompromisi

Rregullorja e Kuvendit, Këshilli mblidhet pa kuorum, me pesë deputetë

kesh-rregullore_7.11.14Kurdo që demokratët të vendosin t’i rikthehen jetës parlamentare, ata do ta kenë të garantuar në Rregulloren e Kuvendit të drejtën e tyre të replikës pas çdo fjalimi të Kryeministrit në sallën e Kuvendit. Edhe pse prej më shumë se katër muajsh, opozita nuk merr pjesë në asnjë nga punimet parlamentare, mazhoranca vendosi që të pranojë një nga kërkesat e saj, atë të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit. Ashtu siç u lajmërua në seancën plenare të së enjtes, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, dhe nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, u mblodh dje Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, i cili, në mbledhjen e tij me dyer të mbyllura, diskutoi propozimet për ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, të paraqitura nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Paloka dhe Bylykbashi, si dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Propozimet për ndryshime në Rregullore konsistonin në dhënien e së drejtës për të bërë komente kryetari i grupit parlamentar më i madh i opozitës menjëherë pas fjalës së Kryeministrit, si dhe që deputetët e Kuvendit të jenë anëtarë vetëm në një Komision të Përhershëm Parlamentar. Pas diskutimeve nga anëtarët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ata dhanë dakordësinë për ndryshimet siç ato janë paraqitur nga propozuesit, dhe në frymën e kërkesave të propozuara më parë për këto çështje në rregullore. Në përfundim, anëtarët e Këshillit u shprehën për vijimin e procedurave për miratimin e tyre në seancë plenare. Një lëvizje surprizë e së majtës që synon futjen e opozitës brenda shinave institucionale u quajt nisma e mazhorancës, e cila në seancën plenare të 9 tetorit, përfshiu në kalendarin trejavor të punimeve parlamentare të Kuvendit, edhe kërkesën e demokratëve për rishikim të Rregullores së Kuvendit. Dhe së bashku me këtë kërkesë, mazhoranca vendosi që të zbatojë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngritjen e dy komisioneve hetimore, edhe këto kërkesa të demokratëve, për hetimin e lëvizjes së punonjësve në administratën publike me marrjen e pushtetit nga të majtët, si dhe hetimin e fshirjes së të dhënave në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sa i përket kërkesës për ndryshimin e Rregullores, bëhet fjalë për kërkesën që deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka depozituar rreth dhjetë muaj më parë pranë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Kuvend, ku i propozon këtij Këshilli ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, ku propozon që përfaqësuesi i PD-së të ketë kohë të barabartë të foluri me Kryeministrin gjatë debateve në seancat plenare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button