Rajoni

Greqia kërkon ndihmë financiare nga BE-ja për shkak embargos ruse

a131Greqia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihmë financiare për shkak të embargos së vendosur nga Rusia për importet e mallrave bujqësore nga anëtarët e bllokut.

Më 7 gusht Rusia vendosi një pako masash si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve nga Uashingtoni, Kanadaja dhe BE-ja kundrejt Moskës.

Po këtë muaj BE-ja mori vendim për mbështetjen e prodhuesve të frutave dhe prodhimeve të tjera bujqësore.

Por, edhe krahas kësaj, embargoja ruse ka pasoja të rënda për bujqit, sipas vlerësimit të autoriteteve greke.

Më 10 nëntor, në një seancë të ministrave të Bujqësisë të BE-së do të shqyrtohet kërkesa greke.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian embargoja ruse ka shkaktuar deri tani një dëm prej pesë miliardë eurosh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button