Sporti

De Biasi: Fitore ndaj Francës dhe Italisë për të harruar Beogradin

FSHF-1Foto-Flor-Abazaj-523x350Edhe pse janë dy miqësore, sërish De Biazi kërkon maksimumin nga të tijë, “Dy fitore në miqësoret e radhës me Italinë dhe Francën do të ishin një kurë e mirë për të “harruar” atë që ndodhi në Beograd”, ishin fjalët e para të teknikut Italian gjatë konferecës të zhvilluar sot pranë FSHF-së.

Teksa prezantojë listën e grumbullimeve për miqësoret e rradhës, De Biazi u shpreh se skuadra është në rritje dhe këto dy miqësore luksi do të na rrisin më shumë besimin në vete nëse arrim të marrim rezultat pozitiv.

“Këto dy sfida vijnë në një moment të veçantë, pas incidenteve në Beograd dhe tashmë duhet t’i rikthehemi  normalitetit. Tifozët na kanë mbështetur së tepërmi në gjithë këtë periudhë, duke organizuar dhe protesta në mbarë Europën”, theksoi Italiani

Në listën me 27 emrat e përzgjedhur nga De Biasi bie në sy pjesëmarrja për herë të parë e Arlind Ajetit, si dhe mesfushorit të Tiranës, Erando Karabecit.

Spikasin mbi të gjitha 2, ai i Arlind Ajetit i grumbulluar për herë të parë në përfaqësuese por dhe ai i mesfushorit të Tiranës, Erando Karabeci.

“Arlind Ajeti është lojtar i ri, me perspektivë, e kemi grumbulluar dhe të shikojmë nëse do të na ndihmojë por baza mbetet formacioni me Portugalinë”, vijoi De Biazi.

Duke folur për kundërshtarët, De Biazi tha se për të qenë realist skuadra onë nuk është në lartësinë e kombëtareve të tjera të grupit dhe nuk jemi as favoritë për t’u kualifikuar, por theksojë ai “po bëjmë një punë mjaft të mirë dhe kemi një grup të rinj lojtarësh.

Këtë do të përpiqemi ta tregojmë dhe në dy miqësoret e radhës. Me Italinë është një ndeshje e rëndësishmë, do të synojmë të mos pësojmë shumë gola por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, shtoi De Biazi mendoj se do të jetë e vështirë të bëjmë surprizën me Francën, pasi është një nga ekipet më të forta në Europë, kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Gjithsesi ju garantoj se ne do të japim më të mirën tonë”, nënvizoi ai.

De Biazi i pyetur nga gazetarët për afrimin në kombëtare të talentit Avdiaj u shpreh se kontaktet janë të vazhdueshme.,

“Të henën bisedova me babain e tij, do të flas gjithashtu dhe me Di Matteon për situatën e futbollistit te Schalke. Nëse Avdiaj do të luajë për ekipin e parë të Schalkes nuk do të ketë asnjë problem për t’u grumbulluar në kombëtare”, përfundoi fjalën e tij De Biazi.

Ai  shprehu mbështetjen për portierin tonë Alban Hoxha, (bashkëshortja e të cilit sapo ka lindur një fëmijë, por po lufton me jetën për shkak të komplikacioneve të pësuara gjatë lindjes), që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij private. “Uroj që bashkëshortja e tij ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë dhe Albani të rikthehet sa më shpejt pranë nesh”, tha ai .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button