Libri

“Café Montparnasse”

CAFE_MONTPARNASSE_ws61833875“Café Montparnasse” që të kujton kafen e njohur të shkrimtarëve francezë, do të mbajë emrin stenda e ambasadës franceze në Panairin e 17 të Librit.

Aktivitete kryesore të kësaj stende do të lidhen me përkujtimin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. “Përshëndetje nga Shqipëria” libri i Luan Ramës, mbi raportet e Shqipërisë me Francën gjatë “Luftës së Madhe” dhe “Një francez në Ballkan” nga Dominique Danguy des Deserts”, do të jenë në stendën franceze.

Sipas Hubert le Forestier de Quillien “Një francez në Ballkan”, është një libër shumë i rëndësishëm që na rrëfen një anë tjetër të luftës në hapësirën shqiptare, parë me sytë e kolonel Andre Ordioni, i cili ishte fillimisht(1917) komandant i trupave franceze dhe shqiptare në frontin e jugut të liqenit të Ohrit, më pas (1918) komandant i ushtrisë së Manastirit.

Pas armëpushimit, ai do të bëhej administrator i Shqipërisë pranë Shkupit. Por një nga misionet e tij të rëndësishme ishte ai i vitit 1923, si përfaqësues i Francës në komisionin e caktimit të kufijve të Shqipërisë. Ajo çka e bën interesant librin është se, qëndrimi i tij në Shqipëri dhe ngjarjet që ndodhën gjatë kësaj kohe, nuk jepen përmes raportesh zyrtare diplomatike, por përmes letrave personale, që ai i dërgonte bashkëshortes dhe së bijës. Letra që janë zbuluar nga i nipi (autori i librit), vetëm 5 vjet më parë, në bodrumin e shtëpisë së tij. Libri (botimet “Papirus”) do të promovohet gjatë një konference që do të zhvillohet ditën e premte, 14 nëntor 2014, kushtuar Luftës së Parë Botërore, në praninë e autorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button