roze

Mashkulli ideal i Jennifer Lawrence

lawrence-madamefigaroJennifer Lawrence ka deklaruar se ka nevojë për një mashkull tek i cili të ketë besim dhe me të cilin të ndihet e sigurtë.

Aktorja 24-vjeçare, në një intervistë për revistën franceze ‘Madame Figaro’, e përshkroi kështu mashkullin e saj ideal: “Duhet të jetë i qëndrueshëm. Nëse nuk është, jam më mirë beqare.”

Aktualisht ka zëra se Jennifer Lawrence është e lidhur me këngëtarin Chris Martin, ish-bashkëshortin e aktores Gwyneth Paltrow.

Në intervistë, Jennifer Lawrence ka folur edhe për rolin e saj në sagën ‘Hunger Games’.

“Shoh shumë ngjashmëri mes personazhit tim dhe vetes, hiq faktin që Katniss duhet të vrasë për të mbijetuar. Fatmirësisht, unë nuk duhet ta bëj këtë gjë”, tha Lawrence.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button