Te ndryshme

“Kënaqësitë” femërore që meshkujt nuk mund t’i përjetojnë kurrë

closetKa disa kënaqësi që vetëm femrat mund t’i kuptojnë dhe nuk po flasim këtu për kënaqësitë seksuale! Një ditë shopping-u, një mbrëmje e kaluar duke parë serialin e preferuar, ose një palë xhinse të masës më të vogël, mund ta bëjnë një femër shumë të lumtur në një lloj mënyre që mashkulli nuk mund ta kuptojë asnjëherë. Ja atëherë dhjetë kënaqësitë apo dhe “orgazmat” që femrat provojnë vazhdimisht, por që meshkujt nuk i njohin aspak.

1. Ndjekjen e “Sex and the City” në televizor

Nuk ka rëndësi nëse i ka parë gjashtë seritë e fundit në italisht, në gjuhën origjinale apo të përkthyera në shqip, për një femër është gjithmonë një moment i mirë për të riparë aventurat e Carrie dhe të mikeshave të saj. Më mirë akoma nëse në TV shfaqet një serial maratonë që ajo ta kalojë të gjithë mbrëmjen në divan, duke e shijuar plotësisht atë.

2. Prerjen e re të flokëve

Shpesh, ndryshimi i pamjes për një femër do të thotë edhe ndryshim jete. Do të thotë të kalojë një pasdite relaksi, të bëjë thashetheme, të flasë për VIP-a dhe të dalë nga salloni më e bukur se kurrë!

3. Një pasdite masazhesh

Nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa një pasdite “përkëdhelëse”. Kur puna është shumë stresuese dhe kur femra nuk mund të durojë më asgjë, për të vjen momenti i kënaqësisë nëpërmjet masazheve relaksuese që e çlirojnë nga çdo tension.

4. Uljen e çmimeve në dyqanin e preferuar

Del nga shtëpia me idenë për të mos shpenzuar për asgjë, por kur arrin përballë dyqanit të preferuar, zbulon se pikërisht në atë moment ka ulje çmimesh krejt të “çmendura”! Me zemrën që rreh shumë fort nga emocionet, çfarë mund të bëjë një femër kur përpara i del një rast i tillë? Ajo e shijon këtë lloj kënaqësie deri në fund…

5. Blerjen e këpucëve të ëndërruara prej kohësh

I ka parë, është dashuruar menjëherë, por ishin shumë të shtrenjta…i ka ëndërruar shumë herë, i ka kërkuar kudo dhe më në fund i bën pjesë të këmbëve të saj! Nuk ka ndjesi më të bukur për një femër kur vesh një palë këpucë që i dëshironte prej shumë kohësh. Meshkujt nuk ia kanë haberin kësaj lloj “orgazme”!

6. “Futjen” në një palë xhinse me masë më të vogël

Një palë xhinse me masë më të vogël mund t’i dhurojnë një femre ditën më të bukur të jetës së saj në momentin kur i blen. Ato mund t’i largojnë atyre të gjithë stresin e akumuluar prej kohësh! Është e pamundur që xhinset e një mase më të vogël, të mos përfundojnë në dollapin e saj.

7. Të shikojë ish të dashurin me të dashurën e re më të shëmtuar se vetja

Kur janë ndarë, ajo ka vuajtur, por tani ka rifilluar një jetë të re dhe është shumë e lumtur! Por kur zbulon se e dashura e tij e re është e shkurtër, me ndonjë kile më shumë dhe flokët i ka si shkurre, për të nuk ka asgjë më të kënaqshme!

8. Thashethemet me shoqet

Femrat organizojnë gjithnjë darka në shtëpi për të kaluar një natë të gjatë thashethemesh; askush nga meshkujt nuk mund ta kuptojë kurrë kënaqësinë që të fal zbulimi i lajmit se armikja më e keqe nuk është më në formë perfekte fizike si një kohë më parë.

9. Heqjen e takave pas një mbrëmjeje të gjatë

Asnjë mashkull nuk e di se çfarë do të thotë të veshësh një palë taka 12 centimetra për një natë të gjatë të kaluar jashtë dhe akoma më keq të qëndrohet në këmbë, duke u sorollatur nga një lokal në tjetrin! Kur vjen momenti i heqjes së tyre, nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa ndjesia e të ftohtit poshtë këmbëve apo prekja e dyshemesë.

10. Postieri që i bie ziles me një pako

Të bësh shopping online ka për karakteristikë “shpërthimin” nga lumturia me vonesë! Femrat nuk mund ta përshkruajnë dot me fjalë gëzimin që ndiejnë kur shohin pas derës së tyre postierin që i sjell pakon me sendet e blera online apo nëpërmjet internetit! Meshkujt nuk e përjetojnë pothuajse asnjëherë këtë ndjesi!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button