Home / Europa / Berlini feston 25-vjetorin e rrëzimit të Murit

Berlini feston 25-vjetorin e rrëzimit të Murit

rrezimi-i-muritQindra mijëra gjermanë dhe turistë u mblodhën sot në Berlin në fillim të një fundjave festive dhe me kujtime, të rënda apo të lumtura, me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlini, më 9 nëntor 1989.

Nën një diell vezullues dhe pavarësisht temperaturave jo shumë të larta, shumë turistë janë drejtuar drejt një prej vendeve më simbolike të kryeqytetit ”Potsdamer Platz”. Disa të tjerë u mblodhën në Portën e Branderburgut, vend turistik ku është parashikuar një festë e madhe popullore, veçanërisht me disa koncerte.

Në këtë vend do të fluturojnë balonat e para me drita që, në 15 kilometra, simbolizojnë që prej së premtes në mbrëmje formën e Murit që ndau Berlinin për 28 vjet, që prej 13 gushtit 1961 deri më 9 nëntor 1989.

“Kam parë rrëzimin e Murit në televizor. Më kujtohet shumë mirë. Kam qarë, ishte shumë emocionuese”, tregon Juliane Pellegrini, një italiane 60-vjeçare, e ardhur në Berlin pikërisht për këtë rast.
Rreth dy milionë vizitorë priten të mbërrijnë në kryeqytetin gjerman, për të përkujtuar një ngjarje që shënoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe njoftoi ribashkimin e Gjermanisë dhe Evropës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u rrit në Republikën Demokratike Gjermane dhe filloi karrierën politike në momentin e rrëzimit të Murit, theksoi se Berlini ishte pothuajse simbol i bashkimit të Evropës.

Mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, një zyrtar i lartë i regjimit komunist në Republikën Demokratike të Gjermanisë njoftoi botën se gjermanët e Lindjes mund të lënë vendin e tyre nëse ju dukej e arsyeshme. Për habi dhe konfuzion Muri i Berlinit u rrëzua.

Leave a Reply

%d bloggers like this: