Amerika

SHBA, emërohet kandidatja për Prokurore të Përgjithshme

Presidenti amerikan Barack Obama emëroi si kandidate për Prokurore të Përgjithshme, prokuroren federale të Nju Jorkut Loretta Lynch.

prokurorja

Në njoftimin që bëri sot, Presidenti Obama tha se nuk mund të mendonte për një zyrtare më të mirë të administratës publike, për këtë post. Ai tha se gjatë gjithë karrierës së saj 30 vjeçare, zonja Lynch është dalluar si juriste e “guximshme”, “e drejtë” dhe “e pavarur”, që “ka luftuar me forcë terrorizmin, mashtrimet financiare dhe krimet kibernetike”, duke mbrojtur njëkohësisht fuqimisht të drejtat civile”.

Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Lynch do të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe do të bëhet e para grua afrikano-amerikane që do të mbante këtë post.

Zonja Lynch aktualisht është kryeprokurore për zonën e Bruklinit në Nju Jork.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button