Horoskopi

Horoskopi për datën 10 nëntor 2014

horoskopiDashi

Mos vajtoni më për gabime që nuk i keni bërë ju, por tregoni të vërtetën rreth personit që ka krijuar telashe mes jush dhe njeriut tuaj të zemrës. Dita e sotme do të jetë e mbushur me keqkuptime. Do të ndiheni të pavendosur.

Demi

Të reja të mira në ardhje. Kujtohuni që faturat t’i paguani në kohën e duhur. Mund të takoni ndonjë shok ose shoqe që keni kohë pa e takuar, por mos u tregoni shumë konfidencialë. Mënyra se si i shihni gjërat në dashuri nuk ju ndihmon aspak për të zgjidhur një situatë delikate.

Binjakët

Java do të nisë e mbarë për ju dhe kjo falë një lajmi të mirë të mbërritur nga jashtë. Nëse jeni student, jeni të favorizuar. Bëni kujdes nga personat xhelozë. Do të ndieni një tërheqje të veçantë për një person interesant.

Gaforrja

Marsi sot mund t’ju bëjë ndonjë shaka të bukur: mos e humbni dhe jini ndëshkues, sidomos në raport me të tjerët. Një takim shumë i rëndësishëm ju pret këtë javë. Periudhë e mirë për të filluar një dietë. Për të arritur atë që dëshironi duhet të jeni konstant dhe të vendosur.

Luani

Do të keni sukses me miq dhe persona me ndikim. Avantazhe nga një fqinj ose një i afërm i ngushtë. Dikush që ju mendon prej kohësh dëshiron që t’ju flasë. Nëse jeni një person që ndihmon njerëzit që vuajnë, do të jeni me fat.

Virgjëresha

Raste të mira për të dërguar CV-në në agjenci dhe kompani të ndryshme për një punë të re më të mirë. Por ama mos e ekzagjeroni me kërkesat. Bëni më shumë gjimnastikë. Do të bëni për vete një person që e ëndërroni prej shumë kohësh në mënyrë të papritur.

Peshorja

Sot do të besoni shumë pak te të tjerët. Mund të merrni një surprizë nga Bricjapi dhe Dashi. Duhet të mendoheni dy herë nëse dëshironi të merrni borxh ose kredi, sepse Marsi nuk do të jetë shumë favorizues.

Akrepi

Kini besim te jeta dhe te gjithçka që ajo ju dhuron: vini vetëm rregull dhe jepuni prioritet gjërave të rëndësishme. Nëse keni fëmijë mundohuni të kaloni pak më shumë kohë me ta. Mos e lini xhelozinë që të hyjë në zemrën tuaj.

Shigjetari

Sot nuk do të jeni në humorin më të mirë tuajin. Në mbrëmje do t’ju ndodhë një përmirësim i ndjeshëm. Mos e lini një person që të tentojë të bëjë gjithçka për të fituar mbi ju. Përkundrazi, bëjeni që të kuptojë se jeni gati për çdo sfidë.

Bricjapi

Mos bëni pazare. Blini diçka të bukur për shtëpinë tuaj, por vetëm nëse keni mundësinë. Të favorizuara do të jenë udhëtimet. Mundësi të mira nëse do të përmirësoni marrëdhëniet publike. Mundohuni që të zbuloni pikën e dobët të njerëzve për të fituar besimin e tyre.

Ujori

Mundohuni që t’i kuptoni mirë arsyet të cilat do t’ju ndihmojë që të gjeni “çelësin” e duhur për të zgjidhur ndonjë problem, sidomos në dashuri. Organizoni një udhëtim, sepse e meritoni. Nuk duhet t’ju kapë paniku kur partneri do t’ju kërkojë llogari për një vendim që e keni marrë vetëm.

Peshqit

Mos e lini pas dore partnerin, sepse mund të largohet më shumë sesa e keni menduar. Mos u jepini shkas të tjerëve që t’ju paragjykojnë. Në familje mund të përjetoni diskutime. Në shoqërinë që ju rrethon mundohuni të bëheni vullnetarë për të ndihmuar dikë në vështirësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button