Ekonomia

P/buxheti 2015: Shtresat në nevojë, 1.6 miliardë lekë për kompensimin e energjisë

pensionistet_1-484x350P/buxheti 2015 parashikon një fond prej 1.6 miliardë lekësh, si masë kompensuese e plotë për shtresat në nevojë nga heqja e fashës 300 Kwh/muaj të konsumit të energjisë.
Duke nisur nga viti 2015 për herë të parë buxheti i shtetit përcakton kategoritë e konsumatorëve në nevojë, ndaj të cilëve, qeveria ka detyrime për t’i mbrojtur edhe për furnizimin me energji elektrike përmes një çmimi të rregulluar, për më tepër që parashikohet që nga reforma e pritshme, të eleminohet blloku i parë i energjisë me sasinë prej 300 kwh/muaj.
Konsumatorët në nevojë do të mbrohen direkt nga qeveria përmes buxhetit të përcaktuar që do t’u shtohet në gjithë pagesat si për papunësinë, ndihmën ekonomike, etj.
MEI garanton shërbim universal për konsumatorët familjarë, pasi mendohet që brenda një viti, të nisë futja e sistemit të matjeve inteligjente, mundësia e kontraktimit me kompani të treta dhe jo nga operatori i shpërndarjes së energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button