Rajoni

Vuçiç: Takimi me Ramën nuk ishte aspak i lehtë

ee829-526x350Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se takimi ballë për ballë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, zgjati më shumë nga ç’ishte parashikuar dhe nuk ishte aspak i lehtë, por beson se problemet e shprehura nga të dyja palët mund të zgjidhen.

Gjatë konferencës për shtyp në Beograd, Vuçiç falenderoi Ramën që pranoi ftesën e tij dhe që vizitoi Serbinë.

“Vizita shënon një fillim të ri dhe shpresoj se marrëdhëniet pragmatike mes Serbisë dhe Shqipërisë do të fokusohen jo vetëm në zhvillimin e përbashkët politik dhe ekonomik, por në përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin”, vazhdoi ai.

Vizita e Ramës është e para vizitë e një zyrtari të lartë shqiptar në Serbi që prej 68 vitesh dhe ky nuk është një lajm i mirë vetëm për Serbinë dhe Shqipërinë, por edhe për të tjerët gjithashtu, ai theksoi se problemet mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button