Home / roze / Fotoja e parë me të dashurin e ri

Fotoja e parë me të dashurin e ri

ebersol-spearsBritney Spears shpërndau nëpërmjet Twitter-it foton e parë me të dashurin e saj të ri: Charlie Ebersol. Skenaristi dhe producenti  është dashuria e re e këngëtares 32-vjeçare, e cila u nda nga i dashuri i fundit (Dave Lucado) në muajin gusht.

Një burim tha për ‘E! News’: “Ata janë të lumtur dhe po kënaqen. Është vetëm fillimi, kështu që nuk dihet nëse gjërat do të bëhen serioze, por për momentin ata po zbaviten shumë me njëri-tjetrin.”

Britney Spears, e cila ka dy djem, ka deklaruar vitin e kaluar se shpreson të gjejë mashkullin e duhur për të bërë binjakë e për t’u martuar.

“Do ishte bukur të martohesha dhe të bëja fëmijë të tjerë, mundësisht binjakë. Dua të rregullohem përfundimisht”, tha këngëtarja amerikane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: