Rajoni

Arrestohen dy shqiptarë që po vendosnin flamuj në prag të vizitës së Ramës në Preshevë

Presheva po bën përgatitjet përfundimtare për vizitën e kryeministrit Edi Rama, nesër duke filluar nga ora 11. Stolisja e qytetit me flamuj ka nisur që prej disa orësh ndërkohë Klan Kosova ka raportuar se janë arrestuar dy persona që po merreshin me vendosjen e flamujve.

presheve
Në Preshevë tashmë po mbretëron një atmosferë festive. Ka filluar stolisja e qytetit me flamuj shqiptarë.

Klan Kosova ka raportuar se janë arrestuar dy persona që po merreshin me vendosjen e flamujve.

“Është vënë re një incident, janë arrestuar dy persona që po merreshin me vendosen e flamujve dhe ata do të mbahen për 24 orë në Polici”, ka thënë korespodenti i Klan Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button