Qeveritare

Edi Rama sot në Preshevë, vizitë historike

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, do të qëndrojë në Preshevë dhe do të takohet me kryetarin e kësaj komune dhe komunitetin shqiptarë të Preshevës.

presheve
Vizita e tij në Preshevë është vlerësuar si historike, dhe njëherit ai do të shpallet qytetarë nderi i Komunës së Preshevës.

Të hënën, kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Beograd, duke thënë atje se Kosova është shtet i pavarur dhe kërkuar që shqiptarët në Luginë të trajtohen sikurse serbët në Kosovë.

Deklarata e Ramës në konferencë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë mjaftë e përfolur edhe në mediet në rajon e botë.

Zyrtarë shtetërorë, e analistë të ndryshëm kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, kurse zyra e presidentit të Serbisë, Timoslav Nikoliç, përmes një komunikate për medie kishte shkruar se kjo është pritur nga Rama dhe se ka qenë njëra ndër arsyet e mos pritjes nga ana e presidentit Serb të kryeministrit shqiptarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin “Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi”, duke thënë se të dyja vendet duhet të punojnë për të ecur përpara drejt integrimit në BE, dhe duhet t’i tregohet Bashkimit Evropian se ashtu siç Evropa ka nevojë për këto dy vende, ashtu edhe dy vendet kanë nevojë për BE-në.

Të hënën, në Serbi ndërmjet këtyre dy vendeve është nënshkruar marrëveshja që ka të bëjnë me doganat, për të parandaluar, hetuar dhe luftuar shkeljet e legjislacionit doganor, marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve drejt të dy vendeve vetëm me kartat e identitetit, dhe një marrëveshjen për bashkëpunimin e grupeve rinore mes Shqipërisë dhe Serbisë, në nivel universitetesh apo dhe më gjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button