Home / Qeveritare / Rama: Do mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve të Preshevës

Rama: Do mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve të Preshevës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, është zotuar në komunën e Preshevës së Shqipëria do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.Duke marrë fjalën Rama tha: “Mirë se ju gjej dhe falemnderit. Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varferinë. Do mbrojmë interesat e vëllezërve dhe motrave tona në këto troje. Barrën e ndjej tani më shumë pas këtij nderimi. Tani ndjehem një nga qytetarët e ketyre territoreve”.

rama-presheve

Kryeministri Edi Rama ne fjalimin e mbajtur ne Komunen e Presheves

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi në këto momente se vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë është e mirëpritur, pasi ka 102 vjet që në këtë tokë nuk vjen asnjë përfaqësues nga athdheu amë.

Kryetari i Komunës, Mustafa, theksoi se deklarata e zotit Rama në Beograd se “shqiptarët e Preshevës duhet të kenë të njëjtin status si serbët e Kosovës” është shumë e mirëpritur nga shqiptarët e Luginës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron  ka mbërritur në Preshevë. Kryeministri Edi Rama ka hyrë në sallën e këshillit të komunës së Preshevës ku do të marrë titullin “Qytetar Nderi” i akorduar gjatë mbledhjes së sotme.

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në këto momente në sheshin qëndror të qytetit të Preshevës për të mirëpritur Kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin që e shoqëron.

Edhe pse me masa të larta sigurie dhe tensione në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, shqiptarët e Preshevës kanë dalë më flamuj dhe pankarta për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Të dërguarit e ATSH-së në Luginën e Preshevës bëjnë të ditur se e njëjta atmosferë është edhe në Bujanoc por edhe vendbanimet e tjera të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Para komunës së Preshevës janë rreshtuar të gjithë krerët e shqiptarëve të Preshevës. Agjencise së lajmeve “Presheva jonë¨ i është konfirmuar se është bllokuar autustrada nderkombëtare Beograd-Preshevë-Shkup-Tiranë për shkak vizitës së kyremnistrit shqiptar Edi rama në Preshevë

Shiko drejtpersedrejti Televizionin Publik Shqiptar

Leave a Reply

%d bloggers like this: