Bota

Biden: Moska të respektojë marrëveshjet ose do të ketë sanksione

ee835-280x200Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi dje Rusinë se po ekspozohej ndaj sanksioneve të tjera nëse ajo nuk respekton angazhimet  e saj për tërheqjen e trupave dhe materialet ushtarake nga rajonet në lindje të Ukrainës.

Ky paralajmërim, i përmendur nga Biden gjatë një bisede telefonike me presidentin ukraians Petro Poroshenko, vjen në një moment që materialet ushtarake të rënda drejtohen drejt Donetskut, në lindje të Ukrainës.

Këto manovra sjellin frikën e një lufte të gjerë në këtë bastion separatist prorus, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore të drejtuara ndaj Moskës.

Biden dhe Poroshenko e gjykuan si thelbësore që Rusia të respektojë angazhimet që ajo morri përsipër në kuadrin e marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në Minsk në fillim të shtatorit.

Nëpërmjet këtij teksti, vazhduan dy përgjegjësit, Rusia angazhohet që të tërheqë trupat e saj, materialiet ushtarake dhe mercenarët e saj nga Ukraina.

“Zëvendëspresidenti shpjegoi se nëse Rusia vazhdon të shkelë me qëllim termat e marrëveshjes së Minskut, çmimet që ka për të përballuar do të rriten”, raportoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

“Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan në Pekin, pak para mbledhjes Azi-Paqësor, por nuk patën kohë që të diskutojnë për këto probleme”, sipas një përgjegjësi amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button