Home / Te ndryshme / Zbulohet virusi që shkakton budallallëkun

Zbulohet virusi që shkakton budallallëkun

stupid-virus-300x168Quhet virusi i algave dhe është shkaktari i budallallëkut tek njeriu.
Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh amerikanë.
Virusi i algave nuk ishte observuar kurrë më parë tek truri i njerëzve të shëndetshëm dhe u zbulua që prekte funksione konjitive të tilla si përpunimi visual apo nocioni i hapësirës.
Ky zbulim interesant u realizua nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Nebraskas, SHBA, teksa po zhvillonin një tjetër studim në lidhje me mikrobet në fyt.
Studiuesit zbuluan se AND-ja që gjendjej në fytin e njerëzve të shëndetshëm ishte e njejtë me atë të një virusi.
Në studim morrën pjesë 90 persona dhe 40 prej tyre rezultuan mbartës të algave.
Pas kësaj u vu re ata që rezultuan pozitiv performonin shumë më keq në teste të dizenjuara për të matur procesimin visual dhe nocionin e hapësirës.
Ndonëse trupi njeriut përmban shumëllojshmëri bakteresh dhe fungi, studimi nxorri në pah se mikrobe specifike mund të kenë efekte negative tek përpunimet konjitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.