Teknologji

Zyrtare: Microsoft prezanton Lumia 535

zyrtare-microsoft-prezanton-lumia-535_hdTelefoni i parë i mençur që bazohet në Windows Phone dhe e mban emrin e Microsoft tani është zyrtar. Modeli i ri i telefonit për të cilin tashmë kemi raportuar, Microsoft Lumia 535 do të fillojë të shpërndahet në tregjet kryesore, në variantin me një ose dy SIM kartela.

Microsoft Lumia 535 posedon procesorin e Qualcomm, Snapdragon 200 me 1.2GHz quad-core CPU. Ka 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet më tej nëpërmjet një porti për microSD.

Ekrani i pajisjes është me diagonalen prej 5” IPS me rezolucionin qHD (960 x 540 piksel), lexueshmërinë më të mirë edhe në diell dhe Corning Gorilla Glass 3. Kamerat në të dyja anët e telefonit sjellin nga 5MP, ndërsa bateria e telefonit do të jetë me 1,905mAh.

Microsoft Lumia 535 do të kushtojë rreth 110 euro, pa taksat respektive të vendeve në të cilat do të shitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button