Teknologji

Facebook Messenger tani përdoret nga 500 milionë njerëz

facebook-messenger-tani-p-euml-rdoret-nga-500-milion-euml-njer-euml-z_hdKur Facebook pati vendosur që ta lansojë aplikacionin e pavarur të Facebook Messenger, rrjeti social ishte kritikuar shumë nga përdoruesit e saj, dhe nga shumë media të ndryshme botërore që thonin se Facebook po u imponon përdoruesve të saj shërbimet e saja.

Mirëpo, me sa duket kjo strategji ka funksionuar për Facebook, e cila ka njoftuar tani se aplikacioni i saj i komunikimit Facebook Messenger tani është duke u përdorur nga më shumë se 500 milionë njerëz.

Për tu përgjigjur ndaj kritikave, drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg e ka sqaruar së fundmi strategjinë e kompanisë së tij për lansimin e aplikacionit të ndarë për komunikim mes përdoruesve të saj.

“Ne e kuptojmë që të kërkosh nga secili anëtar i komunitetit të instalojë një aplikacion të ri është një rrezik i madh,” ai pranoi, duke thënë se masa e tillë ishte shtyrë nga popullariteti i aplikacioneve të krijuara për qëllime të veçanta. “Këto aplikacione janë të shpejta dhe të fokusuara vetëm në mesazhe.”

Facebook ka mbi 1.35 miliardë përdorues në mbarë botën, kështu që më shumë se një e treta e bazës së saj të përdoruesve janë duke e përdorur aplikacionin e tyre të ndarë, Facebook Messenger, rekord i cili është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se versioni i ri i aplikacionit filloi vetëm disa muaj më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button