Kosova

Punëtorët E KEDS-it kërcënojnë me grevë përgjithshme

greva-keds-241014_1650Punëtoret e KEDS-it i kanë dhëne afat menaxhmentit të kësaj kompanie edhe 4 javë për realizimin e kërkesave të tyre për ngritje të pagave dhe kushte më të mira të punës.

Përndryshe ata paralajmërojnë se do të marrin masa tjera, duke mos përjashtuar dhe bllokim total, apo grevë të përgjithshme.

Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatës në një konferencë për media tha se ata kanë filluar negociatat me bordin e KEDS-it, të cilët sipas tij kanë kërkuar kohë shtesë për realizimin e kërkesave të punëtorëve.

“Nëse nuk realizohen kërkesat e puntorëve, do të ndjekim rrugët ligjore dhe sindikale. Nëse këto nuk zgjidhen me anë të dialogut, do të jemi të detyruar të futemi në grevë të përgjithshme”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button