Bota

Autoritetet përgatiten të veprojnë ndaj manifestuesve

ee836-350x160Përmbaruesit e ndihmuar nga policia përgatiten që të veprojnë për të shpërndarë manifestuesit prodemokraci që kanë bllokuar prej më shumë se gjashtë javësh sheshet qendrore të Hong Kongut, sipas një vendimi të drejtësisë, paralajmëroi qeveria lokale.

Numri dy i ekzekutivit Carrie Lam, deklaroi se nuk ka vend për negociatat mes autoriteteve dhe protestuesve. Ajo i ka kërkuar manifestuesve të largohen nga sheshet që kanë bllokuar në ish-koloninë britanike që ka kaluar nën kontrollin britanik, si aplikim të një vendimi të drejtësisë që autorizon përmbaruesit t’i kërkojnë ndihmë policisë nëse urdhëresat e shpërndarjes nuk respektohen.

“Ne jami duke u përgatitur që të reagojmë. Mendoj se shumë shpejt, policia do të fillojë bisedimet me palët e prekura”, vazhdoi ajo.

Lam nuk saktësoi se çformë mund të marrin këto veprime. Ajo nuk ka dhënë as një datë fikse.

Policia gjithashtu refuzoi të komentojë çdolloj gjëje.

Manifestuesit, që kërkojnë organizimin e votimeve të përgjithshme, kanë dalë në rrugë me mijëra që prej 28 shtatorit. Numri i tyre është reduktuar ndjeshëm por ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar tre zona të Hon Kongut, duke shkaktuar vështirësi serioze në transportin publik dhe aktivitetet e ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button