Home / Kuriozitete / Skoci, një grua bëri gabimisht kimioterapi, sot vuan nga dëmtimi i muskujve

Skoci, një grua bëri gabimisht kimioterapi, sot vuan nga dëmtimi i muskujve

ANN-320x260Një grua në Skoci bëri 6 muaj kimioterapi pasi mjekët i thanë se kishte kancer në mëlçi. Më pas zbuloi se diagnoza ishte e gabuar pasi Ann Milne nuk vuante nga kanceri, por kimioterapia i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme. Për gjashtë muaj me radhë gruaja ndjente dhimbje, të vjella e humbje flokësh dhe njëkohësisht përgatitej për funeralin e saj.

Pasi mori vesh lajmin se kishte për të jetuar edhe për shumë vite të tjera, ndjeu gëzim dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Nëna e 4 fëmijëve ndihej e lumtur se do të jetonte por nga ana tjetër ishte e dëshpëruar pasi prej medikamenteve të konsumuara i ishin shkaktuar dëme të pariparueshme të muskujve.

Për të lëvizur, ajo përdor gjithmonë një shkop. Milne e akuzoi spitalin për neglizhencë mjekësore, duke fituar një shumë të konsiderueshme parash, por pavarësisht kësaj gruaja nuk është e lumtur.  Ajo thotë se mjekët i kanë shkatërruar jetën. “ Unë kam qenë gjithmonë plot energji dhe shkoja për shëtitje të gjata së bashku me familjen time. Tashmë nuk mund të eci shumë ,pasi ndihem e lodhur.

Kjo ngjarje me ka mplakur më 20 vite. Ata më dhanë një dënim me vdekje”,- ka thënë Milne. Kur mjekët i thanë gruas se kishte kancer, Ann bëri një autobiografi për të ndihmua fëmijët saj që ta kujtonin. Gjithashtu ajo bëri plane për funeralin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.