Home / Qeveritare / Rama hyn në territorin e Kosovës

Rama hyn në territorin e Kosovës

rama-dor-zemer1-333x200Kryeministri shqiptar Edi Rama, sapo ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, pas kthimit nga Presheva. Delegacioni qeveritar shqiptar ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Për pak çaste pritet të kalojë nëpër qytetin e Gjilanit ku edhe qytetaret kanë organizuar pritje madhështore për Kryeministrin Rama, i cili dje në Beograd foli për realitetin ballkanik që Serbia nuk e njeh, Kosovën e Pavarur.

Rama në Kosovë ndodhet më herët sesa ishte pritur, pasi në axhendën e tij për ditën e fundit të vizitës në Serbi, ishte parashikuar  që nga shteti ‘fqinj’ të largohej pas orës 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.