Home / roze / Taylor Swift flak tutje imazhin e ‘vajzës së mirë’

Taylor Swift flak tutje imazhin e ‘vajzës së mirë’

taylorswiftPjesa më e madhe e këngëve të saj janë të frymëzuara nga marrëdhëniet e përfunduara keq dhe përjashtim nga ky rregull nuk kish si bënte kënga e radhës.

Taylor Swift publikoi albumin e ri të saj. Por ndërsa rryma ruhet tek pjesa e tekstit dhe e muzikës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për videoklipin e këngës “Blanc Space”. Këngëtarja shfaqet në videoklipin e parë të albumit të saj të ri krejt ndryshe. Ngjarjet zhvendosen në vitet 1990 dhe kënga nis me rrëfimin e një vajze të lumtur në krah të partnerit të saj të ëndrrave. Por gjithçka kthehet përmbys kur kupton se partneri i saj po shoqërohej me një tjetër.

Në këtë moment shembet edhe miti i vajzës së mirë të ngritur nga Taylor Swift e cila në zhgënjim e sipër shkatërron çdo gjë që i del përpara.

Videoklipi është interpretuar si një kundërpërgjigjje e përshkrimit që një pjesë e mediave rozë i bëjnë 24-vjeçares duke e konsideruar atë si ‘ngrënëse meshkujsh’ për shkak të romancave të shumta të dështuara, e fundit vetëm para disa muajsh e përfunduar me yllin e “One Direction” Harry Styles.

Vetë Swift është shprehur se ndjehet e lodhur nga lidhjet dhe se për momentin është shumë mirë ‘single’.

Leave a Reply

%d bloggers like this: