Ekonomia

Pullë postale në nder të Emirit të Kuvajtit/ Meta: Konkretizim i marrëdhënieve mes dy vendeve

SAM_18891-258x200Në një atmosferë të ngrohtë mikëpritje, Ambasada e Kuvajtit në Tiranë organizoi të martën një ceremoni festive për emëtimin e një pullë postare të veçantë në nder të Lartësisë së tij, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit.

Në ceremoninë ku ishin të ftuar personalitete , si Kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telgrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka,  deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, u prezantua pulla e re postare.

Gjate ceremonise Festive per Emetinin e Pulles Postare ne nder te Sheikut te Emirit te Kuvajtit Foto: Arbi Fortuzi

Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë,  Najeeb Abdulrahman Al-Bader bëri të ditur se, Kryeministri, Edi Rama do të vizitojë Kuvajtin më datë 18 Nëntor, ndërsa pritet dhe një vizitë zyrtare e Kryeparlamentarit të Kuvajtit në Tiranë me ftesë të Kreut të Legjislativit në vend, Ilir Meta, i cili me kete rast  i bërë ftesë vetë Lartësisë së tij, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Shtetit të Kuvajtit. të vizitoje vendin tonë.

Në çelje të ceremonisë, Ambasada e Kuvajtit kishte përgatitur një video ku Kryeministri i vendit, Edi Rama, Zv/ Kryeministri, Niko Peleshi, anëtar të Këshillit të Ministrave, dhe Kryeparlamentari Ilir Meta përshëndesnin iniciativën e Postës Shqiptare për të emëtuar pullën postare në nder të Lartësisë së tij, Shikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, vuri theksin në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. “Emëtimi i kësaj pulle postare është mirënjohje ndaj Sheikut, Sabah Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit për kontributin e tij të madh në vendin tonë”, theksoi Meta.

Gjate ceremonise Festive per Emetinin e Pulles Postare ne nder te Sheikut te Emirit te Kuvajtit Foto: Arbi Fortuzi

“Emëtimi i kësaj pulle, vijoi Kryeparlamentari është mishirim i mardhënieve të shëndetshme mes dy vëndeve dhe mirënjohjes që shqiptarët kanë karshi lartësisë së tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në Shqipëri”, nënvizoi Meta.

Sipas Kreut të Kuvendit, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emiri i Kuvajtit, ka dhënë një kontribut shumë të madh në njohjen e Kosovës dhe mbështetjes së shtetit të ri të Ballkanit”, vijoi Meta, i cili kujtoi se Shkëlqesia e tij Sheikh Sbaha Al-Ahmed ka marrë një sërë vlerësimesh ndërkombëtare për punën e kryer gjatë 40-viteve udhëheqje.

“Emiri i Shtetit të Kuvajtit gjatë dyzet viteve si udhëheqës diplomat ka nisur dhe asistuar inciativa të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Këtu më lejoni t’ju kujtojë, tha Meta, dy konferencat ndërkombëtare humanitare premtuese për Sirinë, që u mbajt në Kuvajt, respektivisht në vitet 2013-2014, duke grumbulluar një fond prej 3.7 miliard dollarë për Sirinë dhe 800 milionë dollarë u morën përsipër nga vetë Shteti i Kuvajtit”.

Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader në fjalën e tij shprehu mirënjohjen e thellë për vendimin e marrë nga Shqipëria për të emëtuar pullën e postale në nder të Lartësisë së tij, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit.

“Ky vlerësim i shtetit shqitpar karshi vendit tonë reflekton bashkëpunimin e fryshtëm dhe konstruktiv mes dy vendeve, në një mori fushash.

Al Bader, tha se, qeveria e  Kuvajtit i ka akorduar Qeverisë Shqiptare një kontribut prej 5 milion euro, në mbështetje të zbatimit të reformave prioritare në rrugën drejt integrimit europian, duke rikonfirmuar se Shteti i Kuvajtit është një partner besnik i Shqipërisë”.

Ai ritheksoi  faktin se Kryeministri Shqiptar do të vizitojë Kuvajtin. “Në dritën e marrëdhëniëve të shkëlqyera të miqësisë mes dy vëndeve dhe bashkëpunimi të ndërsjelltë që lidh dy vendet tona, ne mirëpresim me interes të madh vizitën e ardhshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 18 Nëntor 2014, çka do forcojë më tej bindjet e dy vëndeve për të ndërtuar të ardhmen bashkarisht”, përfundoi Al-Bader.

Pulla e re postare përbëhet nga 1 seri me 2 pamje. Ajo ka vlerë 100 lekë dhe përmasa 44×34 mm. Data e emëtimit është 11/11/2014. Autori i saj është Gentjan Gjikopulli dhe nga njëra anë e saj është Emiri i Shtetit të Kuvajtit, ndërsa në anën e pasme të pullës shkruhet miqësia Shqipëri-Kuvajt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button