roze

Jennifer Lawrence, magjepsëse në tapetin e kuq

jennifer-premieraAktorja “vjedh shfaqjen” në premierën e “The Hunger Games.

Ishte ceremonia më e pritur ditën e hënë, pasi në tapetin e kuq do të kalonte Jennifer Lawrence për premierën e filmit të radhës të sagës “The Hunger Games”.

Dhe Jennifer nuk i zhgënjeu pritshmëritë e fansave por edhe të fotografëve, kur u shfaq me një fustan të bardhë të markës “Dior”, duke “vjedhur shfaqjen”.

Në tapetin e kuq në Sheshin Leiçester të Londrës, të gjithë kthyen sytë tek aktorja 24-vjeçare, e cila i priti me një buzëqeshje të ëmbël.

Në episodin e radhës të “The Hunger Games”, personazhi i Lawrence, Katniss, lufton për të shpëtuar një botë të gërryer nga etja për pushtet.

Por një sfidë për aktoren në këtë film ka qenë edhe një tjetër: në një pjesë të saj asaj i është dashur të këndojë, por ia ka arritur me sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button