Kronika

Replika mes Kryeprokurorit Lalla dhe deputetit Majko

Adriatik_Llalla_0111Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për raportin e Komisionit Evropian.

Duke folur për transferimet e prokurorëve, Kryeprokurori Llalla u shpreh se, qëkur erdhi në detyrë, nuk ka pasur asnjë transferim kundër ligjit.

“Mungesa e stafit është problemi kryesor në punë. Qëkur erdha në detyrë, nuk ka asnjë transferim kundër ligjit. Kemi një masë ndaj një prokurori dhe disa oficerëve”, tha Lalla.

Ndërsa debate Kryeprokurori Llalla ka pasur me deputetin socialist Pandeli Majko.
Sipas deputeti Majko, Prokuroria vazhdon të influencohet nga politika. “Ka zvarritje të çështjeve dhe s’ka transparencë me emërimet”, u shpreh Majko. Ndërsa duke iu drejtuar Kryeprokusorit Llalla, deputeti Majko u shpreh se po e trajton korrupsionin sikur s’ka ndodhur asgjë.

Majko gjithashtu i cilësoi si të nxituara deklaratat e Kryeprokurorit Llalla për hetimin e ministrave dhe ish-ministrave.

Ndërsa Kryeprokurori Llalla iu përgjigj deputetit Majko se është problemi i tij nëse është i shqetësuar nga deklaratat e Kryeprokurorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button