Europa

Papunësia në nivelet më të ulta prej 2008

ee840-319x200Niveli i papunësisë është stabilizuar në 6,0 për qind në Britaninë e Madhe në përfundim të tremujorit të tretë në fund të shtatorit, nivlei më i ulët prej 2008, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Vendi numëron rreth 1,96 milionë të papunë që kërkojnë punë, 529 mijë më pak se një vit më parë. Duke shtuar personat e moshës 16 dhe 64 vjeç që nuk kërkojnë punë, ONS-ja përllogariti 9,03 milionë persona ekonomikisht jo aktiv.

ONS-ja theksoi se në 30,79 milionë persona të punësuar në vend, 73 për qind punojnë me kohë të plotë dhe 27 për qind me kohë të pjesshme.

Një tjetër sinjal inkurajues për ekonominë britanike, është se rroga mesatare është rritur me 1,3 për qind gjatë presiudhës së tremujorit të fundit në krahasim me një vit më parë, kundër 0,9 për qind të përllogaritur në fund të gushtit.

Ky është një lajm i mirë për rrogëtarët e vendit, të cilët konstatojnë prej disa vitesh një rënie të fuqisë së tyre blerëse, inflacioni është vazhdimisht më i lartë se sa progresimi i të ardhurave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button