Politika

Rama: Vizita në Serbi përmbushi qëllimin, u thye akullnaja

ramaKryeministri Rama deklaroi sot gjatë një konference për shtyp mbi viztën në Serbi se, “Shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për tu bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë”.

“Por, nëse miqësia e vërtëtë mund të kërkojë natyrshëm një kohë të vetën, partneriteti serioz nuk pret. Do të angazhohemi intensivisht në këtë projekt duke qenë të vetëdijshëm dhe duke kombinuar me mbarë botën këtë vetëdije se kjo është një kohë e re e jashtëzakonshme paqeje për Ballkanin dhe është një mundësi që gjenerata tjetër të mos trashëgojë traumat e nëj përiudhe kaq të gjatë luftrash, konfliktesh në Ballkan”.

Kryeministri falenderoi shqiptarët e Preshëvës, duke theksuar se, “e kam patur të pamundur dhe besoj do e kem të pamundur të tregoj me fjalë atë që kam ndjerë. Dhe posaçërisht peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë kur më është dorëzuar titulli i lartë i Nderit nga një trevë shqiptarësh që kanë vuajtur shumë, të cilët janë krenarë që më në fund ndjehen të përfaqësuar dhe të përkrahur”.

“Nuk do të rreshtin përpjekjet tona që ata të gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta që gëzojnë serbët në Veriun e Kosovës. Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve, por në radhë të parë në raportin me veten tonë në sytë e të tjerëv”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një falenderim krejt të posaçëm dhe me përulësi Kryeministri Rama bëri edhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës që u shpreh Rama, “na e bënë kthimin nga Serbia në Shqipëri përmes Kosovës një ngjarje të paharrueshme, duke dalë buzë rrugëve për të na përshëndetur. Na kanë bërë të ndihemi mrekullisht mirë dhe me zemrën mal”.

“Faleminderit të gjthë shqiptarëve kudo që ndodhen, qytetarëve të Shqipërisë, por edhe atyre që punojnë dhe jetojnë në emigracion, të cilët nuk i kursyen fjalët për të na dhënë mbështetje dhe për të na bërë të ndihemi mrekullisht mire”, tha Kryeminsitri Rama.

Kryeminsitri Rama u shpreh krenar edhe për median shqiptare dhe theksoi se do të donte që edhe median serbe ta shikonte të çliruar

“Faleminderit dhe të gjithë gazetarëve dhe sipërmarrësve që e shoqëruan delegacionin tonë në këtë udhëtim dhe që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn, kësaj rrugë të hapur tani, ku dua ta them u ndjeva shumë krenar për median tonë dhe padyshim do të doja që edhe median në Serbi ta shihja të çliruar nga një komplesk i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”, tha Rama.

Kryeminsitri Rama deklaroi se sot ndihet më i vogël se dje, por përgjegjësia e tij është më e lartë.

“Unë nuk ndihem në lartësinë e fjalëvë të mira në adresën time dhe jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam të nevojshme të reflektoj për të kuptuar këtë mbështetje entuziaste në adresën time. Sot fal kësaj mbështetje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal ende më të lartë se dje”.

Kryeminsitri Rama u shpreh se nuk donte ta quante të suksesshme vizitën, por “me rëndësi historike që e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj për sa na takon”

Rama tha se Serbia, “sa më shpejt ta njohë Kosovën aq më shpejt do të çlirohet nga një barrë e rëndë që nuk dinë ku ta cojnë, por në mënyrë të habitshme përpiqen tia lënë të tjerëve”

Kryeminsitri Rama shprehu keqardhje për deklarat e palës serbe. “Keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë. Nuk ka si të mos vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shohë apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve. Përtej kësaj nuk ka nevojë të shtojmë më batuta. Se shumë batuta do më vinin në vend për punë e shkopit se çfarë mund të bëjë kolegu im. Por ai e ka përdorur si metaforë dhe të mos hyjmë në historira shkopinjsh. Nuk kam asnjë problem të shkoj në Beograd, dhe shpresoj që as ata të mos kenë problem që unë të shkoj në Beograd, sepse janë ata që duhet ta zgjidhin si një problem të madh të së ardhmes së shkuarës së tyre”

Kryeminsitri Rama gjithashtu u shpreh se shpreson që vizita e Vuçiç të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Ftesa për kryeministrin serb Alesandër Vuçiç ka qenë dhe mbetet. Vizita do të ndodhë shpresoj vitin e ardhshëm. Na takon që edhe në Tiranë të tregojmë se ne shqiptarët s’kemi kompleks nga e shkuara dhe se jemi gjithnjë e më shumë europianët e rinj të Ballanit”.

Ndërsa lidhur me vizitën e tij në Beograd në muajin dhjetor, Rama u shpreh se, “Për vizitën e dhjetorit ka një vizitë të kryminsitrit të Kinës për projektet në Ballkan. Vjet u mbajt në Bukuresht. Këtë vit do të mbahet në Beograd dhe nuk e kam problem të jem në Beograd, pasi nuk jam unë që e krijoj problemin e Kosovës, por janë ata që duhet ta zgjidhin këtë problem”.

Duke folur për darkën me Kryeminsitrin serb Vuçiç, Ram u shpreh se, “Darka ishte pasojë e një insistimi nga ana jonë për të nënshkruar një marrëveshje me një përmbajtje të kërkuar dhe nga insistimi i Kancelares Merkel nëpërmjet procesit të Berlinit për shkëmbinim e të rinjve që kurorëzohet nga procesi i njohejes së diplomave. Në darkën ‘sekrete të Panorëmës’, patëm mundësi të bëjmë një panorama të plotë të gjërave që na ndajnë. Por nuk janë gjëra që na ndajnë ne nga serbët, ndajnë serbët nga e ardhmja e tyre. Sa më shpejt ta njohin Kosovën, aq më shpejtë do të çlirohen nga një barrë e rëndë që siç e patë nuk dinë ku ta çojnë, por përpiqen t’ia lënë të tjerëve. Mendoj se njohja e diploamve, lëvizja e lirë me karta identiteti mes qytetarëve të dy vendeve janë një hap përpara nëse shohim dy ditë më parë. Natyrisht janë hapa modest nëse shohim vetëm përpara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button