Politika

Basha: Buxheti 2015, po miratohet pa konsultime

Basha-265x200Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po miraton buxhetin pa konsultime dhe se projektbuxheti 2015 është një paketë që asgjeson rritjen ekonomike, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për daljen nga reçensioni dhe kriza ekonomike.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e biznesit ku në fokus ishte projektbuxheti i vitit 2015 dhe ekonomia ku sipas tij, është në rënie të dukshme dhe drejt reçensionit të plotë.

Basha, duke folur me përfaqësuesit e biznesit, tha se “u munduam t’i paraprimë vendimmarrjes për projektbuxhetin, duke kërkuar që në asnjë mënyrë të mos merreshin hapa për të thelluar gabimet që çuan në këtë situatë dhe në veçanti rritjen e taksave, bashkë me të projektin e arbitraritetit, barazisë në trajtim dhe abuzimit me subjektet në veçanti me biznesin. Në kundërshtim me parimet tona edhe këtë radhë po tentohet që projektbuxheti të kalojë si nën rrogos, ndonse duket se edhe në axhendën e shkurtër tre javore që kanë lënë për një paketë kaq të rëndësishme, mundësia për konsultime të vërteta është zero”.

“Ne nuk jemi këtu për t’u dhënë leksion përfaqësuesve të maxhorancës, por vijmë me përgjegjësi e të përgjegjshëm edhe për të kaluarën se çfarë kemi bërë mirë, por duke marrë përgjegjësi dhe për ato që nuk kemi bërë mirë, ato kemi bërë keq. Nuk jemi këtu për të vjellur mushtin e kapitalit politik nga rrushi i papjekur qeveritar, por jemi këtu se jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale dhe ku do të gjenerojë kjo situate, nëse paketa fiskale do të kthehet në ligj dhe çfarë efektesh do të ketë kjo për situatën e likujditetit në vend, për potencialin kreditues të ekonomisë shqipëtare për biznesin, për mundësin për të konsoliduar apo mbajtur të njëjtat nivele sektorët prodhues, punësimin dhe për të ecur përpara në rritje ekonomike”, tha Basha

Po ashtu, Basha shprehu qëndrimet e tij, duke thënë se “në pikpamjen tonë, paketa nuk është udhëhequr as nga parimi i shpallur se qytetarët në tërësi do të paguajnë më pak, përkundrazi thellon barrën fiskale, taksat që planifikun të godasin të gjithë shqiptarët pa përjashtim.T’i japësh fund të mbyllësh çdo përspektivë të azgjesosh edhe shpresën për shpresë. Kjo është një pakëtë e cila azgjesonë rritjen ekonomike, azgjeson shanset që biznesi shqipëtar të investojë në rritjen e kapaciteteve investuese dhe rritjet e reja të vendeve të punës dhe shoqëruar më pasigurin ligjore me diskreminimin e zbatimit e mos zbatimit të ligjit është ide e mbyllur mu në fytyrën e invesitorve të huaj, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për daljen nga reçensioni dhe kriza ku e ka future paketa e vitit 2014″.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button