Home / Te ndryshme / Ora ”Graves” e Patek Philippe shitet 21,3 milionë dollarë

Ora ”Graves” e Patek Philippe shitet 21,3 milionë dollarë

ora-graves-300x200Ora e xhepit “Graves” e Patek Philippe, vendosur në ankandet më prestigjioze të muajit nëntor në Gjenevë, u shit sot nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për 21,3 milionë dollarë, shumë herë më lart se vlerësimi prej 15 milionë dollarësh.
“Bëhet fjalë për një rekord tjetër botëror”, theksoi drejtuesi i shtëpisë së ankandeve ”Sotheby’s”, pas një ”lufte” prej disa minutash mes blerësve në sallën e Gjenevës.

“Superkomplikacioni i Henry Graves konfirmon statusin e tij të orës më të shtrenjtë në historinë e ankandeve”, nënvizoi ”Sotheby’s” pas shitjes.

Nxjerrë në shitjet e ankandeve të  nëntorit organizuar nga shtëpitë e mëdha, ”Sotheby’s”, ”Christies” dhe ”Antiquorum”, ora “Graves”, e cila mban emrin e bankierit njujorkez, Henry Graves, i cili e porositi te Patek Philippe, konfirmoi statusin e orës më të shtrenjtë në historinë e ankandeve duke arritur vlerën e 23,4 milionë dollarëve dhe duke thyer rekordin prej 11 milionë dolalrësh që ishte vendosur tashmë në vitin 1999”, theksoi Sotheby’s

Leave a Reply

%d bloggers like this: