Politika

Vlahutin: Toleranca ndaj korrupsionit është shumë e dëmshme

romana_vlahutin3Ambasadorja e Delegacionit të BE-së, në Tiranë, Romana Vlahutin, shprehu sot mbështetjen maksimale për qeverinë shqiptare në realizimin e reformave në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor rajonal antikorrupsion për Shqipërinë, ambasadorja tha se ky fenomen vazhdon të jetë i pranishëm në Shqipëri, ndaj dhe institucionet shqiptare duhet të bëjnë të pamundurën për ta luftuar atë.

“Kjo nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por për të gjitha vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së. Janë disa politikat që duhet të ndiqen në këtë drejtim dhe kryesore është vullneti politik për ta bërë këtë. Është mjaft e rëndësishme zbatueshmëria e të gjitha atyre që kemi kërkuar në këtë drejtim, transparenca në administratën publike dhe besueshmëri e lartë”, u shpreh Vlahutin.

Nuk duhet tolerancë ndaj korrupsionit, pasi kjo do të ishte shumë e dëmshme, theksoi ajo. “Korrupsioni është i panegociueshëm për BE-në, ndaj dhe lufta kundër tij është një çështje kryesore që ne adresojmë dhe për ta arritur këtë duhen reforma konkrete, përmes planeve të veprimit. Rekomandimet tona duhen marrë seriozisht”, theksoi ambasadorja.

Gadishmëria jonë në këtë drejtim, nënvizoi ajo, duhet vlerësuar maksimalisht nga qeveria shqiptare, e cila duhet të bëjë çdo gjë që të bashkëpunojë me ne në këtë drejtim.
Po ashtu, zyrtarja e BE-së e vuri theksin dhe tek roli i rëndësishëm i shoqërisë civile në këtë drejtim.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, përmes proceseve monitoruese dhe nismave ligjore në këtë drejtim. “Qeveria ka hartuar një plan veprimi, i cili mendohet të realizohet në fund të këtij viti. Po ashtu, nga shoqëria civile do të përzgjidhen persona që do të veprojnë në këtë fushë”, tha Çuçi. Në kuadër të antikorrupsionit ai përmendi dhe tranparencën në deklarimin e pasurive nga ana e zyrtarëve të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button