Bota

Lagarde: Objektivi i G20-s për rritjen ekonomike i pamjaftueshëm

lagardeObjektivi i rritjes ekonomike që parashikon G20-ta për pesë vitet e ardhshme do të jetë i pamjaftueshëm për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme të punës, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde duke e vënë theksin tek një rimbëkëmbje botërore e pabarabartë dhe e brishtë.

Vendet e G20-s, që përbëjnë 85 për qind të pasurisë botërore, parashikojnë të rrisin me dy për qind më shumë vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre në pesë vitet e ardhshme, në sajë të një arsenali masash dhe reformash, veçanërisht për të dyfishuar investimet private në infrastruktura.

“Të rrisësh me dy pikë përqindjen është sigurisht një avancim. Por, a do të jetë e mjaftueshëm për të krijuar të gjitha kushtet për të cilat G20-ta ka nevojë? Përgjigja është jo”, deklaroi drejtoresha e FMN-së në një intervistë të publikuar sot.

“Rimëkëmbja ekonomike në botë po vazhdon, por ajo është e pabarabartë, e brishtë dhe me rreziqe në horizont”, shtoi Lagarde.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button