Rajoni

Përleshje mes studentëve dhe policisë në prag të 17 nëntorit

a169Policia greke përdori gaz lotsjellës dhe u përpoq të zmbrapste dhjetëra studentë, të cilët kërkonin të futeshin në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Athinës, pasi ai u mbyll në prag të një përvjetori të revoltës së studentëve kundër diktaturës ushtarake të Greqisë.
Zyrtarët mbyllën këtë fakultet për pesë ditë duje filluar nga dje dhe ndaluan studentët të futeshin përgjatë gjithë kësaj periudhe për të mënjanuar dhunën.
Rreth 40 studentë u përpoqën të sfidonin këtë ndalesë, por u përballën me reagimin e menjëhershëm të policisë, që përdori gazin lotsjellës dhe shkopat e gomës.
Zëdhënësja e qeverisë, Sofia Vultepsi paralajmëroi studentët dhe partitë politike nga mbështetja ndaj tyre sidomos partinë e majtë ekstreme, SYRIZA.
Çdo vit, më 17 nëntor, studentët dhe sindikatat manifestojnë nga Universiteti Politeknik deri te ambasada amerikane për të përkujtuar kryengritjen studentore të 1973-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button