Kronika

Tahiri: MPB 14.7% më shumë buxhet se në 2014, Krijimi i Regjistrit Unik Kombëtar objektivi madhor

-Ministri i Brendshëm, i gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për Pr/Buxhetin e vitit 2015

 Ne-komisionin-parlamentar-te-ligjeve-Foto-Flori-Abazi-3-300x200Buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë 14.7% më i lartë se në vitin 2014, tha të mërkurën Kreu i Dikasterit të Rendit dhe Sigurisë, Saimir Tahiri.

I pranishëm në Komisionin e Ligjeve në një seancë dëgjimore lidhur me Pr/Buxhetin e vitit 2015, Tahiri tha se kjo rritje në Buxhet do të reflektohet në forcimin e punës së Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, rritjen e sigurisë në Regjistrat e Gjëndjes Civile, Emergjencat Civile në Rezervat e Shtetit, Personel…etj.

Ministri i Punëve të Brendshme, në fjalën e tij tha se nga zërat kryesorë që do të financohen nga ky Pr/Buxhet janë Gjëndja Civile me 29.6%, Personeli me 40%, zëri të tjera me 55% dhe zëri i Shpenzimeve për Investime me 5%.

-Ministri Tahiri gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

Sa i takon Gjëndjes Civile tha Tahiri objektivi jonë primar është krjimi i Regjistrit Unik Kombëtar. “Ne duam, që veç forcimit të sigurisë për të dhënat në Gjëndjen Civile të investojmë në njehësimin e Regjistrit të Gjëndjes Civile dhe Adresarit të Republikës së Shqipërisë, për të krijuar një Regjistër Unik Kombëtar.”

“Ky Regjistër Unik Kombëtar, tha Tahiri do tëndihmojë në krijimin e një tabloje të qartë të vendbanimeve dhe gjëndjes civile të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. “Gjithashtu ky Regjistër Unik do të ndikojë edhe në krijimin e lehtësirave për qytetarët për të marrë shërbimet shtetërore që u takojnë, si dhe në përpilimin e listave zgjedhore të pakontestueshme”, nënvizojë Ministri i Punëve të Brendshme.

Tahiri shtoi gjithashtu se këtë vit tek Buxheti i Gjëndjes Civile është parashikuar edhe një fond i cili do të ndihmojë për të shlyer borxhin e trashëguar prej 600 milion lekësh të shpërblimeve të lindjes. “Për këtë çështje fjalën e fundit e ka Ministria e Financave”, bëri të ditur Tahiri.

-Emergjencat Civile, 779 mijë lekë më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve tha se në Pr/Buxhetin e vitit 2015, në zërin e Emergjencave Civile kemi parashikuar nëj vlerë prej 779 mijë lekësh. “Ky fond është parashikuar sipas zërave “personel” dhe “shpenzimet të tjera”, 74% dhe 26% respektivisht. Maksimumi i Shpenzimeve të parashikuara në raste emergjente do të jetë 110 milion lekë”, nënvizoi Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme theksojë se edhe ky zë mbart borxhe të trashëguara. Këto borxhe kapin shifrën e mbi 1.8 Miliard lekëve. “Ky borxh është tejet i madh dhe ne nuk mund ta financojmë. Edhe këtë e kemi dërguar në Ministrinë e Financave dhe nga ku presim një përgjigje për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi brenda këtij viti”, vijoi Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme kujtoi se gjatë vitit të shkuar janë realizuar 23 projekte nga departamenti i Emergjencave Civile. “kemi trashëguar një departament mjeranë. Ne, me një buxhet modest mundësuam 23 projekte brenda 2014-ës, të përkthyera në ura, mure mbajtëse..etj, sipas nevojave të komunitetit. E di, tha Tahiri, që nuk është shumë, dhe ne nuk jemi të kënaqur me sa kemi bërë, por me buxhetin dhe mundësinë që kishim në dispozicion treguam vullentin tonë për të ndryshuar diçka”, shtoi ai.

-Rezervat e Shtetit, 11% më shumë se në 2014-ën

Sa i takon departamentit të rezervave, Ministri Tahiri në Komisionin e Ligjeve u shpreh se ky departament do të ketë një rritje të financimeve me 11%. “Kjo rritje, nënvizojë Tahiri do të ndihomjë në nxjerrjen e këtij departamenti nga gjëndja skandaloze në të cilën e gjetëm. Me 11% më shumë Buxhet nuk mund të bëjmë mrekullira, por me ndihmën e partnerëve dhe sipërmarësve të ndryshëm mund të ndryshojmë më së miri gjëndjen e rezervave shtetërore.”, bëri të ditur Tahiri.

 -Prefekturat: 11 milionë lekë më pak për shkak të reformës territoriale

I pyetur nga Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino, lidhur me uljen me 11 milionë lekë të financimit të Prefektuarave, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksojë se kjo vjenë si rrjedhojë e ndarjes së re territoriale. “Vlera që i është akorduar prefekturave është bërë në dakordësi të plotë me ta dhe kënaq kërkesat e tyre”, theksojë Tahiri.

Lufta anti-trafik, Shqipëria jo më mes vëndeve në vëzhgim nga DASH

Shqipëria nuk është më mes vendeve “në vëzhgim” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sa i takon trafikut të qënieve njerëzore, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Kreu i dikasterit të rendit dhe sigurisë duke i’u përgjigjur interesit të Deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysit tha se falë punës së mirë të kryer nga Ministria jonë, në veçanti nga Koordinatorja për Luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore është bërë e mundur rritja e ndërgjegjësimit në këtë drejtim. “Dua t’ju kujtojë se lufta ndaj krimit dhe çdo forme trafikimi nuk është punë unike, eskluzive e Policisë së Shtetit, por edhe hallkave të tjera të drjetësisë. Gjithësesi, tha Tahiri, Policia e Shtetit dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafik ka punuar intensivisht për të krijuar kushtet e nevojshme që qytetarët të rrisin besimin e tyre tek Policia dhe hallkat për ri-integrimin e viktimave të kësaj natyre.”. Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se edhe për këtë zë ka një rritje të ndjeshme në buxhet.

Relatori Fino: Duhet të ishit më të kujdesshëm tek Emergjencat Civile

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino tha se Pr/Buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2015 duhet të ishte më vëmendshëm ndaj emergjencave civile. “Kryesisht të gjitha zërat kanë pësuar rritje, por pjesa e emergjencave civile duhet të ishte këqyrur më me shumë vëmendje. Urojmë që këto parashikime të realizohen sëbashku me të gjitha objektivat që Ministri na parashtrojë. Po ashtu më rezulton se edhe Prefekturat kanë pësuar tkurrje në financime, të cilat u thanë se kanë ardhur si rrjedhojë e ndarjes së re territoriale”, nënvizoi Fino.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button