Te ndryshme

Burri më i gjatë në botë shtrëngon duart me burrin më të shkurtër në botë

chandra-sultanBurri më i gjatë në botë u takua në Londër për herë të parë me burrin më të shkurtër në botë me rastin e Ditës së Rekordeve Guinness.

31-vjeçari Sultan Kosen është pothuajse 2 metra më i gjatë se 75-vjeçari Chandra Dangi. “I vogli” Chandra nga Nepali është vetëm 48.26 centimetra i gjatë, ndërsa Sulltani turk është 251.46 centimetra i gjatë.

Dy burrat kanë deklaruar se do të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin. Sulltani tha: “E kam ftuar në Turqi dhe shpresoj se ai do të vijë.”

“Edhe pse dukemi shumë ndryshe, ne kemi shumë të përbashkëta pasi kemi përballuar të njëjtat vështirësi në jetët tona dhe kur e shoh në sy, e kuptoj që është një njeri i mirë”, shtoi turku i gjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button