Te ndryshme

Dhjetë profesionet që shkaktojnë çrregullime mendore

kimm meDihet se puna është shkak i stresit, por së fundmi është zbuluar që ajo mund të shkaktojë edhe çrregullime mendore. Kevin Dutton, profesori i psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, ka kryer një sondazh mbi 500 mijë vullnetarë, ndërsa ai i ka publikuar rezultatet në një temë që e ka mbrojtur këto kohët e fundit. Gjendja patologjike më e zakonshme që shkaktojnë këto profesione është sociopatia, e cila manifestohet me sjellje që bien në kundërshtim me rregullat etike dhe morale të shoqërisë. Ja atëherë dhjetë profesionet më të rrezikshme për shëndetin mendor:

10. Shërbimi civil

Puna në zyrat e administratës civile konsiderohet nga shumë njerëz si punë e mërzitshme, monotone dhe pa emocione të forta. Bëhet fjalë për punën e dhjetë më me rrezik “çmendurie” të listës. Ndoshta është përsëritja e punës në zyrat publike që e çon një person drejt çmendurisë.

9. Të gatuarit si profesion

Të gatuash dhe të zbulosh receta të reja është argëtuese dhe emocionuese. Megjithatë, duket se ka rreziqe jo pak të vogla te shëndeti mendor tek ata persona që kuzhinën e kanë profesionin e tyre të jetës: ndaj do të ishte mirë që të mos bëheshit shef kuzhine ose të mos gatuanit shumë!

8. Shërbimi si klerik

Duket se fatkeqësisht edhe “ministrat” e Zotit nuk shpëtojnë nga lista e profesioneve më në rrezik: ata në fakt renditen në vendin e tetë. Por fatmirësisht, rreziku i zhvillimit të çrregullimeve mendore në shtëpinë e Zotit ndodh më ngadalë se në rastin e profesioneve të tjera.

7. Rendi dhe siguria

Pashmangshmërisht edhe policët kanë një rrezik të lartë, duke marrë parasysh stresin e lidhur me rreziqet e çdo dite.

6. Gazetaria

Për ndonjë arsye, duket se puna e mrekullueshme e gazetarisë mund të turbullojë mendjen dhe shpirtin e ndjekësve të saj. Ndaj bëni kujdes, sepse nuk mund të jeni edhe aq të sigurt përpos të mirave që ka ky profesion.

5. Kirurgjia

Në vendin e pestë renditen kirurgët. Nga anketa të ndryshme është zbuluar se ata që kanë të bëjnë çdo ditë me jetën e shumë pacientëve, kalojnë një stres shumë të lartë, ndërsa psikologjikisht i bëjnë shumë keq shëndetit të tyre.

4. Tregtia

Profesori Dutton ka vënë në listë edhe ata që operojnë në ambientin tregtar. Nëse ndieni siguri, filloni të shqetësoheni pak, sepse ky lloj profesioni gjendet në vendin e katërt të listës së zezë të rrezikshmërisë.

3. Profesionalizmi në media

Me sa duket, ato zëra dhe figura simpatike që na shoqërojnë gjatë ditës në emisionet televizive ose radiofonike, duhet të bëhen pjesë e një “zone të mbrojtur”. Nëse keni menduar se të qenët pas kamerave është një anë pozitive, gaboheni rëndë! Profesionistët e medias e mundojnë veten shumë për sa i përket pamjes së tyre në ekran. Për ta, zgjedhja e veshjeve apo e grimit është tepër e vështirë!

2. Avokatia

Profesioni i avokatisë është shumë i lashtë dhe gjithmonë është mbuluar nga një prestigj i madh. Por profesori i Oksfordit i vendos avokatët në vendin e dytë: ata çohen shumë shpesh natën për zhurmën më të vogël, dhe kjo për shkak të shqetësimeve që mbartin nga puna e tyre.

1. Administrimi i deleguar

Dhe ja ku mbërritëm në krye të renditjes. Vendi i parë, sipas Dutton është i zënë nga administratorët e deleguar, të cilët i nënshtrohen një presioni ekstrem dhe përgjegjësive shumë të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button