Home / Qeveritare / Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra në 70 vjetorin e çlirimit

Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra në 70 vjetorin e çlirimit

Kodheli: Steriotipi i vetëm që duhet të jetë udhëheqësi juaj është të mësuarit fort-

 IMG_8620-281x200Ministria e Mbrojtjes ka dhuruar 1 900 libra artistikë për shkollat pranë rajoneve të dislokimit të Forcave të Armatosura në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e çlirimit.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shkruhet në komunikatën për shtyp të kësaj Ministrie, ka ndërmarrë një fushatë dhurimi librash artistikë për shkollat pranë rajoneve të dislokimit të Forcave të Armatosura. Kjo fushatë nisi në shkollën e mesme “Mustafa Kemal Ataturk” në Zall-Herr, së cilës iu dhuruan 490 tituj librash të letërsisë artistike shqiptare dhe botërore.

Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra për 70 vjetorin e çlirimit

Në fjalën e saj ministrja Kodheli u shpreh se leximi i librave dhe mësimi është rruga më e mirë drejt suksesit. “Vetëm mësimi, libri ju bën të keni sukses në jetë. Asnjë steriotip tjetër që shoqëria krijon që mund të bëhesh pa bërë dhe pa mund nuk mund të jetë ideali juaj, nuk mund të jetë heroi juaj”, tha Kodheli.

“Steriotipi i vetëm që duhet të jetë udhëheqësi juaj është të mësuarit, fort madje, nënvizojë Ministrja e Mbrojtjes. Edhe në ditën tuaj më të keqë, shtoi ajo, ju siguroj që ngushëllimi që do t’ju japë libri, një poezi, një pjesë historie, një pjesë biografie e një njeriu të shquar është shumë më e mirë se çdo ngushëllim tjetër.”

Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra për 70 vjetorin e çlirimit

Ministrja Kodheli i bëri thirrje fëmijëve të kenë kujdes modelet e suksesit që ndjekin në jetë.

“Shpesh herë rinia jonë udhëhiqet nga modele, që jo domosdoshmërisht janë ato nga të cilat shoqëria duhet të udhëhiqet, aq më pak rinia, janë të gjitha të gënjeshtërta”, theksoi Kodheli, e cila shtoi se suksesi vjenë vetëm përmes punës dhe leximit.

Ministria e Mbrojtjes duke folur për dhurimin e këtyre librave, tha se ato janë libra të cilët kanë një gamë të gjërë autorësh si Naim Frashëri, Migjeni, Fishta e deri tek Xhuvani, titanë të letërsisë shqipe.

“Do kisha dashur të përmëndja Migjenin që është poeti im i zemrës.

Migjeni thotë “qeshu rini qeshu se bota është e jotja”, bota është e juaja, por duhet të kalojë nëpërmjet librit. Shumë suksese ju uroj”, tha në përfundim Ministrja e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra për 70 vjetorin e çlirimit

Librat i takojnë periudhës së pas çlirimit deri në fund të viteve ’90. Ato i përkasin autorëve të njohur të letërsisë shqipe si: Dritëro Agolli, Jeronim De Rada, Asdreni, Mitrush Kuteli, Naim Frasheri, Dhimiter Shuteriqi etj.

Në këtë fond gjenden gjithashtu edhe botime të karakterit historik dhe edukativ që nxisin dhe forcojnë ndjenjën e ardhedashurisë së brezit të ri.

Fushata e dhurimit të librave do të vijojë edhe në ditët në vazhdim të muajit nëntor në shkolla të tjera jo, vetëm në kryqytet por edhe në rrethe të tjera të vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: