Moda

Veshjet më të rëndësishme në jetën e një femre

Janë pjese historie, veshje te lidhura me atë te shkuar nga e cila nuk dëshirojmë ta largojmë, ja veshjet qe do te qëndrojnë gjithmonë ne dollapin e femrave.

I kane mbijetuar te paktën dekadave ndryshime sezonesh, kane qene objekt dëshirë te motrave tona me te vogla dhe mbase nuk vishen me, janë ato veshje te varura me një kujtim, veshje qe tashme bëjnë një pjese te jetës tone sepse janë një copëz histori.

Fustani qe i keni marre mamit

E kishte veshur ajo ne moshën tone, me pas u kthye ne mode, e kemi përgjëruar  te na i jepte dhe me pas u be një veshje vintage e cila nuk mund te mungonte ne gardërobën tone. Fustani i mamit nuk preket, mbase një dite mund ta kalojmë edhe vajzave tona duke vazhduar një tradite romantike rezervuar vetëm femrave.

Fustani kur mbushet 18 vjeç

Përsëri kujtoni sesa e keni kërkuar dhe me pas dëshiruar? Ai fustan qe ju ka shoqëruar drejt moshës maxhorene, ai qe ju ka bere te ndiheni për here te pare me vërtet femër, fustani kur mbushet 18 vjeç është veshje qe meriton te qëndrojë ne dollapin tone.

Fustani qe i keni marre mikes se zemrës

Mund te ishit rreth 16 vjeç kur ajo, e vetmja mike gjithmonë prezentë ne jetën tuaj ju ka thënë “vish këtë, është një takim i rëndësishëm”. Qe prej atëherë ai fustan është bere simbol i miqësisë dhe për këtë arsye nuk do hidhni kurrë, dhe mbase do te provoni përsëri ta vishni.

Fustani i lidhur me një mbrëmje te paharruar

Ne vere, ai ishte atje qe ju priste dhe ju qe i vinit përballë, nuk jeni ndjere kurrë me te bukura dhe te dashuruara. Fustanin e kishit blere pikërisht për këtë mbrëmje, qe ne fund rezultoi e paharrueshme. Si mundte hidhni fustanin me te cilin filloi dashuria juaj?

Fustani i blere jashtë shtetit

Ishte masa e gabuar qe kur e keni blere, por ai xhup ka qëndruar gjithmonë një veshje kult ne dollapin tuaj. Jeni ndjere rock dhe alternative kur e keni marre ne duar. do te qëndrojë gjithmonë një veshje unike nga i cili vështirë te ndaheni.

Fustani i dasmës

Ka nga ato femra qe dëshirojnë shume qe fustanin e dasmës ta blejnë dhe ta ruajnë gjithmonë, ai fustan ju ka bere te qani, te qeshni me miket, ju ka lënë pa gjumë. prandaj dhe meriton te zërë gjysmën e dollapit tuaj pa u ndjere i tepërt sepse fustani i nusesh është ëndrra e çdo femre dhe si i tille duhet te ruhet gjithmonë.

Fustani i blere me rrogën e pare

E dëshironit prej muajsh, me ne fund mund ta lejonit vetes fal rrogës. Fustani i blere me rrogën tuaj jo vetëm përcaktoi pavarësinë tuaj ekonomike nga familja por dekretoje edhe statusin shopping addict.

Fustani i zi një evergreen

Është atje ne dollap prej te paktën pese vitesh dhe pavarësisht kësaj vazhdon te qëndrojë aktual. Fustani i zi i ngushte është veshje tipike qe çdo femër duhet te ruaj me xhelozi ne gardërobën e saj, sepse behet fjale për një veshje evergreen i domosdoshëm ne çdo rast. Ta hidhni? Kurrë, ju ka shpëtuar vërtet shume here.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button