Home / Moda / Pelicet ekologjike, modelet më të bukura për vjeshtë/dimër 2014-15

Pelicet ekologjike, modelet më të bukura për vjeshtë/dimër 2014-15

Pelicet ekologjike, modelet ne tendence për vjeshtë/dimër 2014-15 kane ngjyra te ndezura dhe te gjalla, si e verdha, e kuqja por edhe roza karamele. Firmat me te njohura kane dizenjuar linja te veçanta dhe shume origjinale. Pallto te shumta dhe xhaketa prej pelice, ku vërehet një game e gjere për zgjedhjen e modeleve. Pelicja ekologjike është një nder veshjet me ne mode për stinën e ftohte, për tu mbuluar por edhe për një look alternativ dhe ne mode.

Hapësirë te gjere per pelicet ekologjike te cilat mund te jene te gjata apo te shkurtra, me një apo dopio kopse, një ngjyrëshe apo me stampa dhe ngjyra. Kthehen ne mode modelet me efekt natyral te cilësisë se larte. Animalier, gjithmonë shume i dashur konfirmohet ne tendence dhe dominon koleksionet e brandeve te mëdha si Michael Kors i cili propozon nje model te mrekullueshëm ne versionin dopio kopse.

Nder krijimet me zbavitëse janë ato te propozuara nga Asos ne ngjyrat roze pluhur dhe  turkeze për tu veshur me një fund lëkurë, nder tendencat e fundit për sa i përket modës. Edhe për sezonin 2014-15 ngjyra pink konfirmohet një ngjyre shume e dashur nga  stilistet. Zara sjell një pelice ekologjike ne nuancën e te verdhës limon, ndera ato qe ndihen me alternative nuk mund te humbasin krijimin e Shrimps, modele ne tre ngjyra me vija kontrasti.

Stella McCartney gjithmonë shume e ndjekur nga te gjitha fashion victim për veshjet e saj glamour, dizenjon një pallto te mrekullueshme me qime te shkurtër me fantazi kuadrate te përmasave te ndryshme për ti veshur me një box-bag. Nder pelicet e dimrit 2015 hapësirë zënë edhe modelet elegante te propozuar nga Alice+Olivia dhe DKNY me krijime efekt dhelpër ne sfumatura te ndryshme, te çelur dhe te erret, te ngjyrës kafe. Për femrat qe dëshirojnë një look me kontrast pelicja do te jete një veshje qe nuk duhet te humbni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: