Sporti

Kampionia pa shtëpi dhe pa rrogë që nuk u dorëzua kurrë

Romela Begaj u shpall sot Kampione e Botës në Peshëngritje në stilin e shtytjes duke ngritur 113 kg. Vajza nga Tirana fitoi medalje ari në këtë stil duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare.

romela_bega

Në momentin që ngriti shtangën me 113 kg, ajo shpërtheu në lot pasi suksesi i saj vjen pas shumë sakrificash.

Ajo është e para Kampione Bote e Shqipërisë.

Pasioni i madh për këtë sport nuk e lënë të heqë dorë nga kjo karrierë dhe të dorëzohet në një fushëbetejë me kushte të vështira.

Sot Shqipëria ka një Kampione Bote, ndryshe nga vendet e tjera. Ajo ka përballuar vetë çdo shpenzim për kurimin e dëmtimit në gju që mori gjatë Kampionatit Evropian.

“Të gjitha shpenzimet i kam përballuar vetë, me shumë ndihmë nga familja dhe miq që vërtet janë të çmuar për mua.”

Gara për të në Evropian ishte zhgënjyese… por më shumë zhgënjyese ishte pritja pas kthimit në Shqipëri.

“Kur mbërrita në Tiranë, kur zbrita nga avioni, nuk mora as një telefonatë, nga asnjë institucion”, tregon Begaj.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, dhënë pak muaj më parë, 28-vjeçarja tregoi se është një kampione “pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa siguracion”.

Por, pavarësisht kësaj, Romela nuk u dorëzua. “Dua të lë gjurmë në këtë jetë. Përpos të gjitha vështirësive unë refuzoj të dorëzohem.”

Related Articles

Nje koment

  1. Po cfare ben shteti???
    Cfare bene ministria???
    Si esht katandise mosrespekti e mirnjoja si mos me qen shqiptare!!
    Po bisnesmenet pse nuk i dhurojn nje apartament lluksize per stervitje e jetes???.Kjo femrr ka vullnet te Jashzakonshem
    Shtet dhe bisnesmenet duhet zgjohen.
    Eshte krenari e lavdi shqipatere.
    Cohuni shqiptar nga gjumi
    Sukese Ishalla te caktojn nje pag fikse me te madhe se deputeve qe shkojn e nuk shkojn ne PARLAMENT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button