Politika

Referendumi për ndarjen e re, KQZ rrëzon kërkesën e PS-së për pezullim

Ne-Komisionin-Qendror-te-Zgjedhjeve-KQZ-Foto-Agim-Dobi1-525x350Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga disa komuna, derisa Gjykata Kushteuese të shprehet për kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që në mbledhjen e sotme të ishin prezentë dhe grupet nismëtare, që kanë kërkuar referendumin, pasi kjo lidhet me një çështje shumë serioze.
“Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë e PD-së për shpalljen antikushtetuese të ndarjes së re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së”, u shpreh juristi Gjonçaj.
Por, propozimet i tij u kundërshtuan nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, pretendimi i Gjonçajt, që kërkuesit të jenë prezentë në sallë nuk përbën një detyrim ligjor, ndërsa sa i takon çështjes së Kushtetueses, Kosovrasti tha se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për ndarjen territoriale si
antikushtetues. Lidhur me kërkesën për referendum qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre, nënvizoi përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Pas propozimit të PS-së, administrata e KQZ-së mori 15 minuta kohë per t’u shprehur lidhur me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për referendum.
Më 30 tetor një grup prej 15 nismëtarësh depozitoi në KQZ kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi vendor, në nivel të njësisë bazë të qeverisjes vendore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button