Home / Arte / Teater / “Ata hyjnë pa trokitur”, shfaqja e fundjavës në Metropol Teatër

“Ata hyjnë pa trokitur”, shfaqja e fundjavës në Metropol Teatër

Ata-hynë-pa-trokitur-2-300x200“Aty ku e verteta mbetet e vertetë edhe kur shpirti qan- qesh… e ndoshta … ndoshta ulërin e kërkon të na shpërthejë kraharorin”.

“Ata hyjnë pa trokitur” është shfaqja premirë e 24 tetorit, e cila rikthehet në sallën Chehov të Teatrit të Metropolit, një shfaqe qe premton dhe garanton emocione.

Kjo vepër është një komedi dramatike, e shkruar vite më parë nga autori Armand Bora, njëkohësisht edhe regjisor

Ata hynë pa trokitur

i veprës, e cila të fton të qeshësh e të qash me jetën e personazheve. Vepra në aspektin dramaturgjik bën përpjekje për ta parë në largësi kohën, familjen, historinë e shoqërisë shqiptare, në periudhën e diktaturës dhe sistemit komunist. “Ata hyjnë pa trokitur” është historia e një çifti intelektualësh të izoluar brenda ambienteve të shtëpisë së tyre në kërkim të pjesës së fajit. Në këtë kërkim ata i kthehen dhe i rikthehen jetës së tyre duke e parë dhe e analizuar, për të gjetur gabimin.

Teksti dhe regjia e Armand Borës, i cili në formën e teatrit  bashkëkohor, ku përzihen elemente  të teatrit absurd, ekzistencialist,  komikja me tragjiken, sarkazma  dhe ironia, vjen i interpretuar nga aktorët Alfred Trebicka e Rozi Kostani, të cilët në kostumet Ina Elezit dhe skenografinë e Hysni Lokës, risjellin në Teatrin e Metropolit të dielën në mbrëmje ora 19:00 pjesën e cila nisi edhe sezonin e ri artistik të teatrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: