Bota

G20 – Obama: Agresioni rus në Ukrainë kërcënim për botën

Barack-Obama3Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi ashpër Rusinë sot lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Komentet e presidentit amerikan u bënë pikërisht sot, kur televizioni shtetëror rus transmetoi atë që e konsideroi si imazhe satelitore të një avioni luftarak që fluturonte pranë një aeroplani civil, rrëzimi i të cilit korrikun e kaluar, dëmtoi rëndë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

“Agresioni rus në Ukrainë përbën një kërcënim për botën”, deklaroi Obama, i pranishëm në samitin e G20-ës në Brisbane, Australia. Si shembull ai solli rrëzimin e avionit të “Malaysia Airlines” në Ukrainën Lindore, që shkaktoi vdekjen e 298 personave në bord.

Rusia thotë se avioni u qëllua nga një aeroplan gjuajtës i ushtrisë ukrainase dhe se pamjet e sotme satelitore e vërtetojnë një gjë të tillë.

”Imazhet vijë nga satelitë spiunë britanikë apo amerikanë”, deklaroi Ivan Andrijewski, zëvendëspresident i Shoqatës Ruse të Inxhinierëve.

Ndërkohë pritet që kryeministri australian, Tony Abbott të pyesë presidentin rus, Vladimir Putin për tragjedinë ku humbën jetën edhe 38 qytetarë australianë.

Ndërkohë, Rusia ka kërkuar hetime të pavarura për avionin malajzian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button