Rajoni

WSJ: Greqia i jep fund një prej tronditjeve më të mëdha ekonomike evropiane të pasluftës

a174Ritmeve pozitive të zhvillimit që regjistroi ekonomia greke dhe daljes së saj nga recesioni, i referohet gjerësisht sot media ndërkombëtare.

Gazeta e njohur ekonomike ”Wall Street Journal’‘, në një korrespondencë nga Athina, i referohet të njëjtës temë, duke vënë në dukje se “Greqia u rikthye në një kurs pozitiv zhvillimi pas gjashtë vitesh recesion, duke shënuar fundin e një prej trondjtjeve më të çrregullta dhe më të mëdha ekonomike në historinë europiane të pas luftës”.

Siç thekson gazeta, në rimëkëmbjen e ekonomisë greke influencoi “në masë të madhe”, rritja e turizmit.

Gazeta amerikane ”New York Times”, në një korrespondencë nga Parisi për të dhënat që komunikoi shërbimi statistikor europian, Eurostat, thotë se “në Greqi, ku ekonomia është shkatërruar nga një recesion gjashtëvjeçar, zhvillimi u rrit me shtatë për qind.

Vendi u rikthye në kreditimin nga tregjet ndërkombëtare dhe ka përmirësuar ndjeshëm treguesit e vetë fiskalë”.

Gjithashtu, vihet në dukje se “ekonomia e eurozonës pati një përmirësim të lehtë nga korriku deri në shtator”, duke nënvizuar se një nga “pikat e shndritshme në horizont” që përmban raporti i Eurostat-it është rasti i Greqisë”.

Ndërkohë, edhe gazeta tjetër amerikane ”Washington Post”, në një korrespondencë nga Londra veçon “daljen e Greqisë nga recesioni”, duke shtuar se ekonomia e eurozonës “ka dështuar” që të ndërmarrë çdo lloj dinamike, me gjithë “lajmin e mirë”, siç theksohet, se Greqia “po shërohet nga paraliza” që i shkaktoi recesioni gjashtëvjeçar.

Mbi bazën e publikimit të të dhënave statistikore për 18 vendet anëtare të eurozonës, theksohet se “ndoshta elementi më i rëndësishëm është se Greqia doli nga recesioni për herë të parë brenda gjashtë vjetësh”.

Sipas gazetës, “Greqia është sot një nga ekonomitë që po zhvillohen më shpejt në eurozonë, duke shënuar ritme pozitive zhvillimi në çdo periudhë të vitit në vazhdim”.

Me titullin “Ekonomia greke doli nga recesioni në tremujorin e parë”, agjencia britanike e lajmeve, Reuters vë në dukje se të dhënat që u komunikuan për PBB tregojnë se u rrit me 0,8 për qind në tremujorin e parë të 2014-s (në raport me tremujorin e mëparshëm) dhe kjo ishte hera e parë që ekonomia shënoi ritme pozitive zhvillimi pas tremujorit të dytë të 2009-s.

Reuters shton se PBB u rrit me 0,3 për qind në tremujorin e dytë të 2014-s dhe 0,7 për qind në tremujorin e tretë.

Mbi bazën e të dhënave sezonale të pakorrigjuara, ekonomia pati një ritëm zhvillimi 1,7 për qind, në raport me një vit më parë, më shumë nga parashikmimi mesatar prej 1,3 për qind që kishin bërë analistë financiarë të pyetur nga Reuters.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button