Politika

Stokholm, Rama: Kam dashur të sjell bashkë politikën dhe artin. Vizioni im, prosperitet për Shqipërinë


145068-350x193Kreu i qeverise, Edi Rama ka ndare me ndjekesit e samitit ne Stokholm pasionin e tij per artin dhe pikturen, qe e shoqeron edhe ne detyren e tij te kryeministrit.

Sipas tij, vizioni i tij per Shqiperine e qe synon ta beje realitet eshte krijimi i hapesires per prosperitet te vendit, per ta bere pjese te BE.

Rama tregoi se ne 1998 nisi nje jete te re, e brenda pak vitesh u be Kryetar Bashkie per Tiranen. Ai e quajti kete nje bashkeveprim mes piktures e politikes dhe keshtu nisen edhe ndryshimet duke nderthurur ndertesat e vendit, pikturuara e ngjyrosur me ngjyra te ndryshme.

“Njehere dikush ne zyre u ofendua se une nderkohe qe ai fliste une po viztajoa dhe ai mendoi se une nuk isha i interesuar per ate qe ai thoshte. Une arrita t’ia shpjegoja qe ky jam une, qe edhe pse jam duke bere dicka tjeter si eshte piktuar, po e degjoj mjaft mire se cfare po thoni”-tha Rama

“Kam pasur problem ne perzgjedhjen e ngjyrave, por kjo ka qene ajo qe une kam dashur, te perzgjedh ngjyrat e dekorimit te vendit tim. Ajo qe kam dahur une te bej, dekorimi qe une preferoja ishte ndryshem nga ajo ne kohen e komunizmit, ndaj dhe ngjyrat ishin te ndryshme. Ngjyrat tregojne shume. Kam kaluar nje kohe te gjate ne Paris duke u marre me pikture, por mepas iu futa politikes ne te cilen u angazhova ne pjesen me te madhe te kohes e gjithnje kam dashur t’i sjell bashke politiken e artin, t’i ofroj te dyja”- tha Rama.

Ai shtoi me tej se ka dashur te sjelle gjithnje ndryshime ne perputhje me standarde europiane.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button