Ekonomia

Kompanitë publike drejt ristrukturimit

nafta-brent-299x200Ministria e Zhvillimit Ekonomik parashikon ristrukturimin e kompanive publike, me qëllim forcimin e tyre financiar, pa krijuar më rëndesa në buxhetin e shtetit.
Problemet e mëdha që ka krijuar në buxhet sektori elektroenergjetik shqiptar me kompanitë e tij, apo sektori i naftës, ka bërë që ministria të nisë një studim për të parë peshën fiskale që këto kompani ushtrojnë mbi buxhetin e shtetit, ka bërë të ditur së fundi ministri Arben Ahmetaj.
Në këtë proces janë përfshirë hekurudhat, hidrokarburet, kompanitë e energjisë, tek të cilat po shihen raportet që këta sektorë kanë me kostot dhe të ardhurat, me qëllim që mbi këtë bazë të nisë reformimi i kompanive publike në favor të zhvillimit të sektorëve, të cilët përbëjnë pasuri të mëdha shtetërore.
Me ristrukturimin e tyre synohet që kompanitë publike të mos jenë më ngarkesa për buxhetin e shtetit përmes subvencioneve, por të jenë shembuj të menaxhimit të aseteve publike dhe modele të zhvillimit ekonomik.
Ndërsa reforma në sektorin e energjisë elektrike e përvijuar tashmë dhe që synon përmirësimin e kompanive publike për t’i kthyer në prodhues të rritjes ekonomike, e njejta rrugë pritet të ndiqet edhe për kompanitë e tjera publike, si “Albepetrol”, Hekurudhat, etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button