Kosova

Verifikohen të dhënat e Pajiqit për varrezën masive në Petrovosello

verifikohen-t-euml-dh-euml-nat-e-pajiqit-p-euml-r-varrez-euml-n-masive-n-euml-petrovosello_hdKomisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka angazhuar një ekip për të verifikuar nëse Petrovosello të Serbisë ekziston një varrezë masive, ku sipas dëshmisë së serbit Ivan Pajiq, gjatë luftës atje janë dërguar me kamionë me trupat e shqiptarëve të vrarë.

Pretendoi se gjatë luftës së fundit në Kosovë kishte parë disa kamionë- frigoriferë me trupa të shqiptarëve të vrarë nga ana e serbëve të cilët kishin përfunduar në varreza masive në Petrovosello të Serbisë.

Ndonëse kjo dëshmi e serbit Ivan Pajiq e bërë në gazetën Tribuna kishte nxitur reagim të madh të faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar, deri më tani asnjë lëvizje nuk është bërë nga ana e autoriteteve kosovare për ekspertimin e atyre pjesëve.

Pajiq pretendon të ketë parë disa kamionë me trupa të shqiptarëve të vrarë, ndërsa njëri prej tyre thotë se ka përfunduar në shkritoren e Borit afër Petrovosellos.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenkë Gjetaj, ka thënë se tashmë Komisioni ka angazhuar ekipin punues i cili do t’i analizojë faktet dhe dëshmitë e dhëna nga ana e Ivan Pajiqit.

“Unë jam në kontakt me zotëriun në fjalë, i kemi angazhuar ekipin të cilët janë në vazhdimin e mbledhjes së informacioneve për deklaratat që ai i ka dhënë dhe të mësojmë se sa mund të janë ato të besueshme. Ai ka dhënë disa premtime të cilat ende janë në fazën e verifikimit”, ka thënë Gjetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button