Teknologji

Roboti “Philae” hyn te kometa, ja pamjet e para

Churyumov“Po marrim sinjale nga sipërfaqja”. Me këtë “Tweet”, Agjencia Hapësinore Evropiane, ka njoftuar për të gjithë botën se roboti “Philae” më në fund ka mbërritur në sipërfaqen e kometës “67/P Churyumov-Gerasimenko”.

Kështu, misioni i sondës “Rosetta”, i nisur 10 vjet më parë, arriti të realizohej.

Tani priten nga sonda, imazhe dhe të dhëna nga kometa që mund të hapë skenarë imagjinarë mbi kërkimin hapësinor dhe origjinën e universit.

Agjencia që po merret me misionin e uljes së sondës në kometën Rosetta njoftoi se “nuk ka më kthim pas tashmë”, pasi “Philae” u shkëput rreth orës 08:30 me orën evropiane (03:30 me orën lokale) për një zbritje prej rreth 7 orësh në kometën që ndodhet rreth 500 milionë kilometra larg Tokës.

Zbritja raportohet të jetë bërë me sukses, ndaj dhe kjo është hera e parë që një sondë ulet mbi një kometë. “Philae”, të cilës iu deshën 10 vjet të fiksohej në anë të Rosettas gjatë udhëtimit të saj përreth sistemit diellor, nuk do të mund të komandohet më.

Shkencëtarët shpresojnë që sonda të ndihmojë në mësimin e më shumë të dhënave mbi përbërjen e kometave dhe se si reagojnë ato kur mbërrijnë pranë Diellit.

Sonda “Philae”, ka një peshë dhe përmasë përafërsisht të ngjashme me një lavatriçe, por është shumë më e “zgjuar”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button