Home / Kuriozitete / Fiton sfidën e pamundur, gjen gjilpërën në kashtë

Fiton sfidën e pamundur, gjen gjilpërën në kashtë

gjilpereNjë shfaqje e veçantë e një artisti italian në Paris. Svan Sachsalber, me origjinë nga Trentino Alto-Adige, në Itali, i kishte dhënë 48 orë kohë vetes, gjatë një sfide të Palais de Tokyo, në muzeun e Parisit të specializuar për artin kontemporan.

Performanca e tij konsistonte në gjetjen e gjilpërës në kashtë, të cilën drejtori i muzeut Jean de Loisy, e kishte fshehur një ditë më parë në një fije kashte.

Svan arriti që ta gjejë gjilpërën në më pak se 16 orë, duke i befasuar të gjithë. Sachsalber është i njohur për performancat e tij të pazakonta dhe herë herë ekstreme, pasi pak kohë më parë ka ngrënë kërpudha helmuese dhe një herë tjetër përmes një litari kaloi nga një hotel në një tjetër duke ecur sipër tij.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: